Ali Ahmeti: Shkupi e Athina do gjejnë gjuhën e përbashkët për emrin
SHKUP- Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thotë se Rezoluta e Parlamentit Europian me të cilën kërkohet që qytetarët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi të mund të udhëtojnë nga 19 dhjetori pa viza në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, është mirënjohje për punën që ka bërë Maqedonia në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE-ja.
Ahmeti falenderoi Brukselin dhe shprehu shpresën se vizat së shpejti do të hiqen edhe për qytetarët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës.
"Në këtë mënyrë do të mundësohej që për të gjithë popujt e Ballkanit Perendimor, deri dje të trazuar, më në fund të hapet shpresa se edhe ata janë në fazat e rëndësishme për t'u integruar si tërësi në Bashkimin Europian,"- tha kreu i BDI-së që bën pjesë në koalicionin qeverisës të Maqedonisë, për BBC-në.
Ahmeti shprehu gjithashtu shpresën se Maqedonia dhe Greqia do të gjejnë gjuhën e përbashkët për sa u përket mosmarrëveshjeve lidhur me emrin. Ai vlerësoi si konstruktiv edhe qëndrimin e opozitës maqedonase për këtë e cila, tha ai, inkurajon qeverinë që për këtë çështje të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme.
(s.g/BBC/BalkanWeb)