E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine-Beograd Haxhinasto Dialog me rezultate

Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto kërkon nga administrata kosovare të trajtojë me rëndësi rë veçantë dialogun me Serbinë, duke e konsideruar këtë të fundit si sfidë për Kosovën. Mesazhi i ministrit të jashtëm shqiptarë u bë gjatë një takimi me delegacionin e administratës kosovare.

Haxhinasto theksoi se procesi I dialogut mes Serbisë dhe Kosovës duhet të shikohet si dialog me rezultate dhe marrëveshje të cilat zbatohen me cilësi.
 
“Procesi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të shihet si një proces vetëm për marrëdhëniet me publikun, por duhet të jetë një dialog me rezultate konkrete, marrëveshje konkrete, marrëveshje të cilat zbatohen”-tha Haxhinasto.
 
Ministri i Jashtëm veçoi se integrimi në BE i Shqipërisë dhe Kosovës është një çështje e arritjes së standarteve të caktuara. Gjatë takimit me delegacionin e administratës kosovare, Haxhinasto ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë ndaj procesit të liberalizimit të vizave të Kosovës.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›