Ikja e gabuar Kosovrasti Nuk do largojme asnje nga bashkia

Një ditë pasi bashkia kaloi zyrtarisht në drejtimin e Lulzim Bashës, demokratët garantojnë se nuk do të ketë lëvizje në staf. Në një intervistë në emisionin “Agon” në AS, Njazi Kosovrasti, kryetari i ri i Këshillit Bashkiak komenton dhe dorëheqjen masive të stafit bashkëpunues të ish- kryebashkiakut Rama. Duke e renditur këtë veprim së bashku me refuzimin e Ramës për t’i kaluar stafetën pasardhesit, si më të shëmtuarat e kësaj rokade.
“Ai nuk është stafi i zotit Rama. Ata drejtorë, që është një numër i konsiderueshëm që kanë dhënë dorëheqjen, kanë bërë një gabim të pafalshëm. Nuk do të kishte ndodhur ajo që ata menduan se do të ndodhte. Për mua nënpunësit nuk e kanë menduar se do të ndodhte. Iu është kërkuar të largohen. Dy gjëra të shëmtuara ka pasur kjo ngjarje, kjo dorëheqje e drejtorëve që nuk është faji I tyre dhe që zoti Rama, kryetari i djeshëm i bashkisë së Tiranës, nuk dorëzoi detyrën ashtu siç I takonte çdo kryetari”- tha Kosvrasti.
Sfidë për bashkinë e re do të jetë dhe miratimi i buxhetit vjetor i cili për mungesë votash në këshill prej një viti ka qenë mujor.
Lulzim Basha u betua një ditë më parë si qytetar i parë i kryeqytetit para Këshillit Bashkiak, i cili u konstituua në një mbledhje të gjatë që zgjati për rreth 4 orë.
Elona Gjylmi