E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanchez preferon Spanjën

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 17:43

Sulmuesi i Udineses, Alexis Sanchez ka bërë të ditur se preferon transferimin në Spanjë, edhe pse kërkohet nga klube të ndryshme evropiane, përfshirë gjigantin e Premierligës, Manchester United dhe kampionin aktual të Evropës dhe Italisë, Inter.

22 vjeçari, i cili zgjoi interesim të madh pas Kampionatit botëror 2010, ka theksuar se pëlqen kalimin në La Liga.

“Të luaj në Spanjë ? Sigurisht se do të më pëlqente. Është një shtet i bukur me një kampionat të jashtëzakonshëm. Do të ishte shumë mirë të luaja atje. Shpresoj të kaloj një karrierë të mirë në Evropë e më pas të kem mundësi të kthehem në vendlindjen time në Kili për t’u pensionuar”, tha Sanchez për mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›