Buffon i falënderon tifozët

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 19:21
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon u është falënderuar tifozëve të klubit për përkrahjen e tyre pas rikthimit të tij në fushë.
Ai mungoi shtatë muaj pas operacionit në shpinë. Ylli italian u paraqit në fitoren 2-0 ndaj Catanias në Kupën e Italisë të enjten.
“Ishte ndjenjë e mirë të kthehem. I falënderoj tifozët. Shumëkush më ka thënë se do të mund të fitoja diku tjetër që ndoshta është e vërtetë, por ajo që më dhurojnë tifozët e Juventusit nuk do të mund ta gjeja askund tjetër”, tha Buffon për Rai 3.