E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandërlend, të gjithë të mahnitur nga Cana

Që prej momentit kur ka shkelur te Sandërlendi, Lorik Cana i ka mahnitur të gjithë, ndërkohë që mesfushori shqiptar vazhdon të përforcojë autoritetin e tij në Premierligën angleze. Deri më tani, 26-vjeçari ka dominuar anketën "Lojtari më i Mirë" që organizohet mes tifozëve të Sandërlendit pas çdo jave të kampionatit, duke e fituar gjashtë herë pas nëntë ndeshjeve. Por, javën e kaluar, ai ka marrë numrin më të madh të votave edhe ndaj pyetjes se cili futbollist ka lënë më shumë mbresa që prej fillimit të sezonit. Edhe pse "lufta" ishte e ashpër, në fund fitues është shpallur kapiteni shqiptar i skuadrës, që javë pas jave ka treguar guximin e tij përballë yjeve të Premierligës. Cana mori 38.3 për qind të votave, duke lënë pas vetes golashënuesin Daren Bent (34.3 për qind të votave), ndërsa i treti u rendit Andi Reid (15.3 për qind).

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›