E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekleston: Vdekja e Airton Senës, i shërbeu Formula 1

Berni Ekleston lëshon një tjetër deklaratë skandaloze nga pista e Interlagosit, ku u garua për Çmimin e Madh të Brazilit. Sipas së përditshmes më të madhe braziliane, "Folha de S.Paulo", bosi i Formula 1 deklaroi se vdekja e Airton Senës në pistë ishte një dramë e vërtetë, por ajo shërbeu për t‘i bërë publicitet të jashtëzakonshëm këtij sporti. "Vdekja e Airton shkaktoi shumë trishtim, por ajo i shërbeu F.1", kishte thënë Ekleston në një intervistë, edhe pse më pas britaniku kërkoi të përgënjeshtronte kategorikisht deklaratat. "Shumë njerëz as që kishin dëgjuar për Formula 1 më parë, por pas atij aksidenti ata filluan të interesoheshin për sportin tonë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›