E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Gruevski pa shqiptarë në vizitat zyrtare

Në këtë vizitë është anashkaluar ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, edhe pse gjatë kësaj vizite është paraparë nënshkrimi i një marrëveshje për sigurim social midis Maqedonisë dhe Australisë.

Fushata e kreut të qeverisë maqedonase nëpër diasporë ka filluar pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor, me të cilin mundësohet edhe zgjedhja e deputetëve nga diaspora në Parlamentin e Maqedonisë. Ecajaket e tij nëpër diasporë synojnë dhe tërheqjen e votave dhe përfitimin e ardhshëm në zgjedhjet e diasporës maqedonase.

Në kuadër të vizitës në Australi, kryeministri Nikolla Gruevski do të takohet me homologun australian Kevin Rad, si dhe me kryetarin e Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Australisë.

Delegacioni qeveritar në përbërje të së cilit janë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski dhe drejtori i Agjencisë për investime të huaja, Viktor Mizo, do të takohet edhe me mërgimtarët maqedonas në Kanberë dhe në Melburn.

Edhe gjatë kësaj vizite anashkalohen dhe nuk përfillen mërgimtarët shqiptarë në Australi, kryesisht nga zonat e Prespës, Strugës dhe Dibrës, që me dekada jetojnë në këtë tokë tejoqeanike.(INA)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›