Kuzhe shfaqet ne Lac, piketohen Smajli dhe Balaj
Trajneri i kombetares sone, Josip Kuzhe dhe i ekipit shpresa, Artan Bushati, kane nisur nje turne te perbashket per te ndjekur lojtare te perspektives, me qellim qe te rinovohet ekipi kombetar, pas paraqitjeve te dobeta ne ndeshjet e fundit. Kombetarja e drejtuar nga Kuzhe humbi me rezultatin e thelle 4-1, ne Suedi, nderkohe qe shpresat e Bushatit pesuan ne Bjellorusi, te njejtin sasi me gola, por shenuan nje me teper ne porten kundershtare. Kesisoj, dy trajneret kane pare te nevojshme qe te afrojne lojtare te tjere, te rinj, dhe per kete arsye ishin te pranishem gjate dites se djeshme ne Lac, ku ndoqen nga afer ndeshjen e kampionatit, mes vendasve dhe Vllaznise se Shkodres. Te dy trajneret vezhguan nga afer lojtare te spikatur, sidomos disa nga te rinjte e Vllaznise, qe jane dalluar gjate javeve te para. Balaj shenoi nje dopiete ne ndeshjen e kaluar dhe Smajli ka shkelqyer gjate sezonit te kaluar. Para se te publikohet lista me lojtare te kombetares, pritet qe Kuzhe te perfshije mjaft elemente te rinj qe bejne pjese ne ekipet e kampionatit shqiptar.