E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të zgjasë shumë

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti deklaron se ky proces do të jetë brenda normalitetit për nënvizimin e kufirit.   

“Kosova i ka kufijtë e vet. Ky do të jetë një proces i menaxhimit të përbashkët të kësaj çështjeje nga autoritetet e Kosovës dhe nuk pritet asnjë shqetësim”, deklaron Pajaziti për të përditshmen “Bota sot”.

Lidhur me afatet se kur do të ndodhë ky proces, Pajaziti u shpreh se nuk mund të thuhet saktë se kur do të ndodhë një gjë e tillë, por beson se shënimi i vijave kufitare dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi do të ndodhë shumë shpejt.

“Ministri malazez ka reflektuar vullnet të mirë për ta bërë një gjë të tillë pas takimit që ka zhvilluar më të në Bruksel”, deklaron Pajaziti. /start/telegraf/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›