Sandra Bullok nuk do të largohet nga Hollivudi
Përfaqësuesi i aktores Sandra Bullock ka mohuar spekulimet se ajo synon të largohet nga Hollivudi. Më herët u tha se Bullok “mund të mos bëjë ndonjë film tjetër” pas zbulimeve se burri i saj i larguar Xhesi Xhejms e kishte tradhtuar atë. Megjithatë, zëdhënësi i aktores ka thënë për “People” se kjo nuk është e vërtetë. “Për të ruajtur privatësinë e Sandra Bullok ne nuk do të komentojmë se ku po planifikon ajo të jetojë. Edhe pse nuk ka plane të përcaktuara për momentin, ajo synon t’i rikthehet punës”, ka thënë zëdhënësi i aktores. Bullok disa ditë më parë bëri të ditur se ka adoptuar një djalë me emrin Luis Bardo, aktualisht është duke u marrë me divorcin nga Xhejms.
Keli Roulend
Mohon rivalitetin me Bejonsen
Ylli i muzikës, Keli Roulend, ka mohuar spekulimet se ajo dhe ish-anëtarja e grupit “Destiny’s Child”, Bejonse, kanë pasur mosmarrëveshje pasi lançuan këngët në të njëjtën kohë. Të gjitha anëtaret e “Destiny's Child”, përfshirë Mishel Uilliams, kanë shijuar njëfarë suksesi në karrierat e tyre solo pas ndarjes së grupit në vitin 2006. Raportet e fundit thonë se rivaliteti mes tyre po rritet, veçanërisht këtë javë pasi Bejonse lançoi hitin e saj “Why Don't You Love Me” vetëm disa ditë pasi doli kënga e re e Roulend, “Commander”. “Ne prezantuam këngët në të njëjtën kohë, por kjo nuk është e rëndësishme... Mendoj se ka vend për të gjithë. Është B, (Bejonse), është Kiara që po nxjerr diçka dhe Lejdi Gaga, nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar”, ka thënë Roulend.
10 Maj 2010