E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave, të gjithë fajtorë, përveç qeverisëNga Mero Baze, "Faktori Plus"Qeveria shqiptare po përpiqet të marrë rolin e viktimës në vonesën e procesit të liberalizimit të vizave, duke e bërë këtë një temë të lodhshme për opinion publik s

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Liberalizimi i vizave, të gjithë fajtorë, përveç qeverisëNga Mero Baze, "Faktori Plus"

Qeveria shqiptare po përpiqet të marrë rolin e viktimës në vonesën e procesit të liberalizimit të vizave, duke e bërë këtë një temë të lodhshme për opinion publik shqiptar. Shtyrjet e herëpashershme të afatit dhe raportet për mosplotësimin e kushteve nga qeveria shqiptare, janë kthyer në rutinë dhe kjo duket se ka mbingopur pritshmërinë e opinionit publik për heqjen e tyre. Duke marrë rolin e viktimës në gjithë këtë proces, qeveria shqiptare po ia del, jo vetëm të justifikojë vonesën e liberalizimit për faj të saj, por dhe të shmangë çdo efekt që vjen nga kriza politike në vend. Qytetarët shqiptarë, të cilët janë të interesuar thelbësisht për liberalizmin e vizave, po bombardohen përditë me “rreziqe” që vijnë nga jashtë qeverisë për liberalizimin e vizave dhe këta armiq duket se janë të shumëllojshëm. Kështu është bërë kujdes që për vonesën e liberalizimit të vizave të ketë një listë të gjatë fajtorësh, përveç qeverisë. Kështu, është gjetur nga kryeministri Berisha fajtor bashkimi në një paketë me Bosnjën edhe pse sipas klasifikimit të djeshëm Bosnja është disa pikë para nesh. Më parë Berisha ka gjetur si fajtor ish-Jugosllavinë, e cila kishte një traditë të lëvizjes së lirë, më pas të tjerë gjetën arsye fenë myslimane, media afër qeverisë gjetën racizmin evropian e kështu me radhë. Tani duket se është bërë e modës që në krye të listës së fajtorëve të jetë opozita, me çdo veprim që bën. Ajo është fajtore, pse kritikon, pse nuk shkon rregullisht në Kuvend, pse disa nga deputetët kanë pasur baballarët sekretarë partie, pse ka vendosur të bëjë protestë më 30 prill, pse ka vendosur të kërkojë hapjen e kutive, pse nuk ndërron Edi Ramën nga kryetar partie, pse nuk bën Blushin kryetar të opozitës, pse nuk takohet Rama me Fatos Nanon dhe çdo gjë tjetër, që i vjen në mendje kryeministrit Berisha. Fajtorë po gjenden dhe në media, sidomos ata që flasin për korrupsion, ata që akuzojnë Berishën se po ushtron represion mbi medien kritike duke detyruar mbylljen e tyre me gjoba financiare, kushdo që denoncon lidhjet e pista të Berishës më grupe mediatike qeveritare që zhvatin paratë e qytetarëve shqiptarë, kushdo që flet për bizneset e familjes Berisha dhe lidhjet e saj me mafien, pra gjithkush që i prish qetësinë pushtetit. Kur dëgjon këtë listë të gjatë fajtorësh për vonesën e liberalizimit të vizave, të hedhur në treg nga fajtori i vetëm për mungesën e vizave që është qeveria shqiptare, e kupton fare qartë se i pari që nuk e beson këtë listë të shpikur fajtorësh është Sali Berisha. Atij i duhet kjo listë për të lodhur opinionin publik me vonesën e liberalizimit të vizave, për ta mbingopur atë me lajme që natyrisht shqetësojnë qytetarët shqiptarë. Duke u sosur durimin me gjithë këta armiq të shpikur të tij, Berisha po ia arrin në një farë mënyre qëllimit, të mos penalizohet nga dëmi real që u ka shkaktuar shqiptarëve, por t’i bëjë të presin të gjithë të mbarojë ky dënim kolektiv për shkak të një personi të vetëm, që quhet Sali Berisha. Aq shumë janë lodhur shqiptarët duke pritur këtë ditë, sa janë gati të pranojnë çdo arsye, vetëm që diçka të ndodhë. Duket se Berisha ia ka arritur t’i lodhë aq shumë sa askush të mos ia kujtojë më këtë të keqe që u bëri shqiptarëve, madje as ta lënë në dahst dhe të mburret me këtë gjë. Vetëm të liberalizohen vizat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›