Sandri bëhet xheloz për Gimen e Red Bull-itNga Antena brenda familjesSandri u bë dje xheloz për Gimen e Red Bull-it. Ky i fundit ka filluar flet vend e pavend që ka paguar operacionin e doktorit në Vjenë për t’i hequr mishin e huaj nga hunda. Sandri,
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri bëhet xheloz për Gimen e Red Bull-itNga Antena brenda familjesSandri u bë dje xheloz për Gimen e Red Bull-it. Ky i fundit ka filluar flet vend e pavend që ka paguar operacionin e doktorit në Vjenë për t’i hequr mishin e huaj nga hunda. Sandri, i cili e di që ky muhabet është shumë delikat, i ka tërhequr disa herë vërejtje. Madje para ca kohësh bëri sherr me të, duke ia bërë të qartë që doktori nuk është si Fatos Nano, që nuk çan kokë për këto gjëra.
- Ore, ti je k.. fare. Mos thuaj lart e poshtë që i ke paguar operacionin doktorit, se do shkosh për lesh. ǒe di ti atë, Fatos Nanon që i tregonte barsoleta, kur u jepje ti pará për në kazino?! Ai të shkrin fare. Aq më tepër që ka qenë dhe me gruan dhe djalin me vete. Thirri pak mendjes, se do shkosh për lesh. Deshe kunatin te Tatimet VIP, ta çoi. Tani mos ha mut të thuash lart e poshtë që e “pagova doktorin, se i pagova operacionin.”
- Jo bre se s’kam fol me asnjë, për kokë të plakës bre, ç’m’i hap këto name tani. Me Samirin kam fol, po ai e di vetë. Dhe një ditë që ishte Mand Duka, i thashë atij se më tha: “Si i ke punët me doktorin, se dua të zgjidhem prapë?” I thashë, mirë i kam, se i pagova operacionin në Vjenë dhe më bëri kunatin drejtor të VIP, dhe tani vëmë ndonjë gjobë te këta që na çajnë trapin. “E mirë, - tha, - shiko mos ia thua me takt këtë punën që do zgjidhem prapë unë në Federatë, mos të më kundërvihet si herën e parë.” Po jo o t’u mbylltë, i thashë, tani ti ke dhe Lefterin në qeveri, ç’punë ka ke ty ai? Pak mafiozë ka rrugëve, i thashë. Janë këta të Edi Ramës, pse ne të Fatos Nanos do ta hamë gjithmonë o? E kaq o byrazer, ku kam fol herë tjetër?
- A ti qenke rrot k… Pse o, ç’do më, ti i ke thënë Mand Dukës, ai Narit, e ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Nejse, unë të dola borxhit. Se ju e doni t’ua bëjë si Fatos Nano ky, po ky është njeri serioz. Fakti që të kërkoi t’i paguash operacionin, e bëri, se s’ka lekë, se nuk vjedh, po ju e doni t’u q… robt, t’u marrë dhe qindarkat e xhepit.
- Po jo bre byrazer se s’kam fol me njeri, se më hëngre. Pse, s’e di unë që s’është si Fatos Nano o? Po jo bre, as kam fol për kokë të plakës. Ja, vetëm atë që të rrëfeva. Pse o, s’e di unë që s’është si Fatos Nano? Po është serioz bre. Dhe kur hëngrëm darkë në Vjenë tek ai restoranti, kishe lezet të flisje bre. Njeri me rregulla, me norma. Ai të q.. nënën bre. Pinte një shishe verë e pastaj të shante nga gruaja, nga fisi mbarë. Jo bre, ky qe njeri normal, një llaf të pistë nuk tha bre.
- Mirë, mirë, po shiko rregulloje këtë punë, se i ka shku në vesh që flet lart e poshtë dhe më thirri dje me takt. Më tha: “Ky Gimja, ky biondi, si e ka emrin, se ia harrova, ç’e ka këtë të VIP-ave, që ka qenë në kohë të Fatos Nanos, se e harrova?”
Po kunat e ka, i thashë.
“Shiko, - tha, - se jemi nxituar. I kam thënë të gjobisë këta mafiozët, ka gjobitur vetëm këtë të “Tajvanit”. I kam thënë për të gjithë. Ndryshe të shikojë punën.”
E kuptova që do ta kishe dhjerë ti. Mora Zenin për një kafe, ishte i mërzitur. Tha që “ai Gimja flet lart e poshtë që ka paguar operacionin e babit në Vjenë. Ne e paguanim dhe vetë, po, meqë ai këmbënguli, nuk ia prishëm. S’kemi nevojë për aq lekë. Po ai është mësuar me Fatos Nanon, - tha, - që i shtyu tri herë ditën e dasmës, se nuk gjendej në Tiranë.”
- Po kush m’i bën këto gjëra bre?! - tha Gimja i zverdhur. - Po për kokë të plakës në kam folur bre. Pse o, ç’më di mua ti. Po me Mandin fola, se ne një grup jemi tani. Ne po nxorëm dhe llafe për njëri-tjetrin, na mori lumi pastaj. A na ke thënë ti që çfarë jeni të Nanos dhe të Metës tani, jemi në pushtet dhe do gjobisim vetëm këta të Ramës. ǒjanë këto muhabete që na bën ti? Edhe qenkemi të doktorit, edhe s’qenkemi. Si do hapë gojën Duka kundër doktorit bre? Po ata janë miq. Dhe kur ishim bashkë në Suedi me Shkëlzenin për ndeshje, Duka i dha biletën në krah të Gon Dukës. Gjithë ndeshjen me Gon Dukën ndenji Zeni. “S’paska njeri më të mirë, - më tha pastaj, - ta dinim kështu, ia kishim fut këtij Olldashit që më 2005, kot e lamë të fitonte atë.”
- Nuk e di Gimçe, po e pashë që ata ishin mërzit pak. Se je pak bythëpambuk ti, nuk rri dot pa u mburrur. Po të kam thënë, rri urtë aty, mos u ndjej. Sikur çfarë ke paguar. Se ju jeni mësuar me Fatos Nanon, që u merrte paratë pa u parë në sy fare, as kush ia dha. I rrinit si zara në këmbë nga mbrapa kur luante në kazino. Tani shkon e flet për të. Ishte mërzitur shumë, s’di ç’të them. Unë do flas dhe një herë me të, po ishte i mërzitur. Bëj ç’të bësh tani që ka këtë pritjen e vitit të ri te fondacioni Liria, shtoje pak dorën, bëji gati nja 50 mijë euro që të zbutet pak se ke për të shkuar për lesh. Detyra ime ishte të të afroja me doktorin. Tani mbaji vetë marrëdhëniet. Me këtë që mburresh lart e poshtë, që i ke paguar operacionin në Vjenë, e ke dhjerë. Ta them burrash. Ai e ka shumë zët kur e merr nëpër gojë për punë parash.