E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH: Kemi marrëveshje me qeverinë për të rritur çmimet pesë vite rreshtNga TemaKompania e shpërndarjes së energjisë, OSSH, tha dje se çmimet e energjisë duhet të rriten, pasi kështu ka rënë dakord qeveria me kompaninë kohë më parë, kur u negociua bl

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

OSSH: Kemi marrëveshje me qeverinë për të rritur çmimet pesë vite rreshtNga Tema

Kompania e shpërndarjes së energjisë, OSSH, tha dje se çmimet e energjisë duhet të rriten, pasi kështu ka rënë dakord qeveria me kompaninë kohë më parë, kur u negociua blerja e saj. Drejtori i OSSH bëri me dije se marrëveshja e OSSH me qeverinë parashikon rritje të çmimit të energjisë deri në një vlerë me dy shifra për pesë vite rresht duke nisur që nga viti 2010. Në të vërtetë qeveria shqiptare e ka nënshkruar një marrëveshje të tillë dhe ajo nuk e ka mohuar këtë fakt. Qeveria kërkoi që kompania e shpërndarjes të mos e rrisë çmimin vetëm në vitin 2009 duke qenë se ishte një vit zgjedhjesh. Një ditë para publikimit nga Enti Rregullator i tarifave të reja të energjisë, pronarët e rinj çekë të OSSH kanë paralajmëruar se, në rast se do të mbeten të pakënaqur nga rritja, ata mund t’i drejtohen për zgjidhje Bankës Botërore, e cila ka dalë garant për këtë proces. Banka Botërore ka ngurtësuar një fond, i cili do të përdoret vetëm në rast se qeveria shqiptare nuk rrit sa duhet tarifat e reja, të cilat janë parashikuar të jenë çdo vit 18% më të larta. Kjo do të thotë, se ky do të jetë niveli dysheme, me të cilin do të përballen qytetarët nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Enti Rregullator është i detyruar ta zbatojë këtë marrëveshje, pasi në të kundërt ne i drejtohemi Bankës Botërore. Ndaj Enti duhet të reflektojë mbi dokumentin që ai vetë ka firmosur”,- u shpreh Jozef Hejsek, Drejtori i Përgjithshëm i OSSH. Edhe pse kjo konferencë e parë për shtyp e pronarëve çekë vjen një ditë para përcaktimit të tarifave, drejtuesit e kompanisë mohojnë që ajo të jetë një presion ndaj strukturave të shtetit. Drejtori evidentoi një sërë institucionesh buxhetore dhe private që i kanë borxh OSSH, detyrime këto që arrijnë në 24 miliardë lekë. Një prej kompanive debitore është edhe rafineria e vetme e naftës, e cila drejtohet nga biznesmeni Rezart Taçi. Drejtori i OSSH nuk preferoi ta bëjë publike emrin e rafinerisë, por ai deklaroi borxhin që ajo i ka. “15 milionë lekë na ka kjo rafineri. Ndërkohë që kompanitë e tjera na detyrohen në shumën prej 91 milionë lekësh”, - thotë Hejsek.

E nëse kësaj situate do t’i shtonim edhe humbjet teknike, atëherë bilanci do të përkeqësohej më tej. Por drejtori paralajmëroi se do të nisë një fushatë të ashpër për të arkëtuar çdo detyrim. Sipas tij, i është dërguar shkresë zyrtarë qeverive lokale, ndaj të cilave kërkojmë që ato të paguajnë energjinë. Nëse këtë nuk e realizojnë, do t’i paralajmërojmë që t’i ndërpritet energjia. E njëjta praktikë, tha drejtori, është ndjekur edhe në Çeki dhe ka pasur rezultat. Sot Enti Rregullator pritet të publikojë tarifat e reja, të cilat, me sa duket, nuk do të jenë të kënaqshme për pronarët e rinj çekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›