E Diel, 1 Nëntor 2026

1340Nga Brizida GjikondiNumër epokal, numër që vret, dhemb deri në palcë. 1340, 1340 familje qyqarësh që gdhihen e ngrysen të ngujuar. Në Shqipërinë e 2009-ës, ngujimi dhe gjakmarrja janë tashmë institucion. Një institucion që i rri karshi shtetit më

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

1340Nga Brizida Gjikondi

Numër epokal, numër që vret, dhemb deri në palcë. 1340, 1340 familje qyqarësh që gdhihen e ngrysen të ngujuar. Në Shqipërinë e 2009-ës, ngujimi dhe gjakmarrja janë tashmë institucion. Një institucion që i rri karshi shtetit më tragjik dhe qesharak që ka Evropa plakë në territorin e saj. Të ngujuarit e NATO-s! Të ngujuarit e epokës dixhitale! ǒtrishtim, ç’Shqipëri! Ngujimi dhe gjakmarrja përbëjnë në vetvete konsumim të plotë të veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës (qesharake) të Shqipërisë dhe dhunim të përbindshëm të së drejtës më elementare, asaj të të jetuarit. Janë vepra penale lehtësisht të provueshme, si për nga objekti dhe nga subjekti që shkakton këtë tragjedi në dritë të diellit.

Por shteti s’do, shteti s’bëzan, shteti sërish para pak ditësh përqafoi fort dhe legjitimoi sërish këtë llahtar, ngujimin dhe gjakmarrjen. Qeveria shqiptare, vendosi që përpos mësuesve që ju çon engjëjve të pafajshëm nëpër skutat e tyre, t’ju japë dhe nga një kockë-asistencë mujore që të ngrysen e vdesin me barkun paksa plot edhe pse me zemrën copë e me sytë të tretur në kangjellat e pakuptimta të pafajësisë profane. Turp Shqipëri, turp!

Ti nënë burrash të ashpër që ngujon fëmijët, gratë, pleqtë, plakat, rininë, ti që në krye ke shtetarë bashkëfajtorë në këtë vrasje, ngujim dhe gjakmarrje kolektive… Dhe ti hesht, fsheh këtë tragjedi dhe hesht, hesht pasi ato 1340 familje të ngujuara s’janë pjesë e dynjasë ku bijtë e tu të krimbur shkalafiten me njëri- tjetrin për para dhe pasuri kombëtare. Shqipëri tiranike, Shqipëria në BE…!

Pika që s’të bie, po pasaportat si ua bërë këtyrë mjeranëve të vdekur për së gjalli… ja çove nëpër skuta aparaturat e tua dixhitale… eh ç’dynja… por kur sëmuren ç’ju bën apo spitale partizane…? Shtet i mbaruar, i dorëzuar, shtet bashkëfajtor. Statistikat thonë që Shkodra është rrethi më i prekur nga kjo tragjedi shtazarake. ǒbën kryeparlamentarja për të vetët para se të merret me gratë e Edit? ǒbën për ata njomëzakë engjëllorë që dergjen me mijëra orë me sytë nga kangjellat? Po Silvia Konti alias Ina Rama ç’bën? Po prijësi i qeverisë, po prijësi i shtetit? Po a i opozitës? Eh ç’hipokrizi.

Para do kohësh na ngritën dhe një qytezë në Urë Vajgurore, gjoja për të ndihur profanët, jo vetëm që s’i ndihën, por ky shtet vrastar grabiti si kafshë çdo kafshatë buke qyqarëve të pafajshëm. Përfundimi?! I shpërndanë sërish nëpër skutat e hekurta. Llahtar, shtet dështak që në vend ta kapësh për leshrash “trimin” dhe fenomenin që vret nga pak çdo ditë jetët e pafajshme dhe ta kalbësh në burg këtë “trim-kodosh” na ngrike qendra ngujimi, asistenca të ngujuarish, mësues të ngujuarish…

Turp! Shtet që dorëzohet dhe institucionalizon ngujimin shtazarak. Turp! Drejtësi e kalbur nga e keqja dhe padrejtësitë vrastare. Drejtësi që stimulon vetëgjyqësinë, drejtësi që stimulon vëllavrasjen dhe llahtarinë e konflikteve të pronave.

A kanë fëmijë këta shtetarë, po motra, nëna, vëllezër? Apo kanë veç para dhe etje për pushtet gjakatar. Mbrëmje dhjetori 2009, ndërkohë 1340 familje shqiptarësh rrinë të ngujuar, terrorizuar, të kalbur në fatin e tyre të pakuptimtë por tmerr të zi. Lindin, zbehen, vdesin në ngujimin e një shteti tashmë në NATO, të një shteti pa Prokurori, drejtësi, në një shtet pa shtet. Ata të pafuqishëm heshtin dhe në heshtje vdesin. Më shtrëngon kraharori, Shqipëria po më zbehet, Shqipëria reale lëngon!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›