E Diel, 1 Nëntor 2026

Si funksionon përkthimi në OKB Nga Nasho Bakalli Udhëheqësi libian Muamer Kadafi mbajti një fjalim konfuz, në sesionin e vjeshtës 2009 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombet të Bashkuara, në New York të Sh.B.Amerikës, duke e quajtur pr

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Si funksionon përkthimi në OKB Nga Nasho Bakalli

Udhëheqësi libian Muamer Kadafi mbajti një fjalim konfuz, në sesionin e vjeshtës 2009 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombet të Bashkuara, në New York të Sh.B.Amerikës, duke e quajtur presidentin amerikan Barack Obama "djalin tonë" dhe lëshoi akuza kundër Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai nuk foli në gjuhën arabe, gjuha zyrtare e Libisë, por në një dialekt lokal të Libisë. A kanë Kombet e Bashkuara nga një përkthyes për çdo të folme në botë? Jo. Gjatë periudhës 1940 -1950 shumica e përkthyesve të Kombeve të Bashkuara ishin poliglotë-natyral të ardhur nga luftrat dhe revolucionet. Preferohej më shumë përkthimi simultan për shumicën e mbledhjeve, sepse kështu kursehej kohë. Përkthyesit punonin të mbyllur në kabina xhami, ku përdornin kufje dhe mikrofonë. Mbas vitit 1960 u bë një ndryshim i madh në paraqitjen dhe përmbajtjen sociologjike të standarteve të përkthimit në OKB. Aktualisht, fjalim-mbajtësit në Kombet e Bashkuara duhet t’i dorëzojnë fjalimet e tyre, të përkthyera, në një nga gjashtë gjuhët zyrtare të Organizatës: anglisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, arabisht, dhe kineze. Pastaj, përkthyesit e OKB-së i përkthejnë fjalimet edhe në pesë gjuhët e tjera zyrtare. Nëse fjalim-mbajtësi nuk përdor një nga gjuhët zyrtare, për shkak se ai nuk di aspak një prej tyre, ai është i detyruar që të sjellë me vete edhe përkthyesin e tij. Ky e përkthen me shkrim fjalimin e kryetarit të delegacionit, në një nga gjashtë gjuhët zyrtare, zakonisht në anglisht ose në frëngjisht dhe ua dorëzon atë përkthyesve të OKB-së të cilët e përkthejnë atë edhe në 5 gjuhët e tjera të OKB-së. (Muamer Kadafi p.sh. solli përkthyesin e vet). Ekziston edhe mundësia tjetër që: fjalim-mbajtësi të dorëzojë një përkthim me shkrim të fjalës së tij, në një nga gjuhët zyrtare, me kusht që ai të mos devijojë nga teksti original, në gjuhën e vet, gjatë leximit të fjalës së tij. Kombet e Bashkuara përdorin simultaneous interpreter (kur përkthyesi nuk alternohet me fjalim-mbajtësin; të dy flasin njëkohësisht). Dhe aq i tillë është ky lloj përkthimi saqë interpreterin simultan e thërrasin “majmun” ose “papagall” vetëm sepse ai imiton me besnikëri fjalim-mbajtësin deri edhe tonin, regjistrin e zërit, dhe mimikën e tij. Përdoret edhe consecutive interpreter (kur fjalim-mbajtësi dhe përkthyesi alternohen rregullisht midis tyre). Në këtë rast përkthyesi me aftësitë vetiake oratorike-profesionale është në gjendje që ta maksimalizojë cilësinë e fjalimit origjinal. Për të ilustruar ndihmesën korektuese të përkthyesve consecutive, Betty Teslensko, ish zyrtar i OKB, tregon se ka qënë shait kur një delegat në OKB i’u ankua Andre Kaminkerit, përkthyes consecutiv, se ai nuk i’a kishte përkthyer fjalimin ekzaktësisht. Andre Kaminker i’u gjegj delegatit se: “Unë nuk thashë çfarë ju thatë, porse çfarë ju duhet të keni thënë”. Në çdo moment të caktuar shërbimi i përkthimit i OKB-së ka një duzinë përkthyesish të cilët punojnë në gjashtë kabina – një për secilën gjuhë zyrtare. Çifti i përkthyesve të anglishtes përkthehen në anglisht, ata të frëngjishtes përkthejnë në frëngjisht dhe kështu me radhë. Ndërkohë pjesëmarrësit mund t’i dëgjojnë të gjitha përkthimet, në kufje, në gjuhë të ndryshme. Ata duke klikuar mund të zgjedhin, mes kanaleve, atë gjuhë të cilën janë të sigurt se e kuptojnë më mirë. Profesioni i përkthyesit në OKB është një punë rraskapitëse. Për këtë arsye është bërë si rregull që përkthyesit, pas rreth 20 minuta punë, zëvendësojnë njëri-tjetrin. Ata gjithashtu mund të çlodhen edhe atëhere kur fjalimi është në gjuhën e tyre; p.sh. kur fjalim-mbajtësi flet anglisht, përkthyesit e anglishtes pushojnë pasi ai përkthim nuk është i nevojshëm për atë pjesë të auditorit që preferon anglishten, ndërkohë përkthimi vazhdon në pesë gjuhët e tjera. Nuk është e nevojshme që përkthyesit e OKB-së të dinë të gjashtë gjuhët zyrtare. Në disa raste OKB-ja punëson përkthyes, të cilët mund të përkthejnë në gjuhën e tyre amtare të paktën nga dy gjuhë të tjera. Një interpreter rus, për shembull, mund të dijë gjithashtu edhe anglisht dhe frëngjisht. Por ai mund të mos e dijë gjuhen kineze. Në këtë rast, nëse fjalim-mbajtësi është kinez, interpreteri do të përdorë atë që quhet "sistemi stafetë." Përkthyesit në kabinën kineze do ta përkthejë fjalimin origjinal në anglisht ose frëngjisht, dhe pjesa tjetër e tyre do ta përkthehejnë këtë version në gjuhët e tjera zyrtare. Sipas sistemit stafetë, përkthimi përfundimtar është produkt i dy herë përkthimeve të fjalimit origjinal. Kjo metodë sjell pasaktësira, dhe shmangia e tyre dikton nevojën që dikush tjetër duhet t’i rishikojë pastaj përkthimet dhe t’i korrektojë ato përpara se të dokumentohen zyrtarisht. Gjithashtu, Kombet e Bashkuara lejojnë përdorimin vetëm të një gjuhe ndërmjetëse në sistemin stafetë - çdo gjuhë tjetër më shumë lë vend për më tepër gabime. OKB ka në shërbim rreth 120 interpreters – të cilët nuk duhen ngatërruar me translaters që përkthejnë tekstet në zyra – të cilët janë zgjedhur mes më të mirëve në profesionin e tyre. Interpretët i ndajnë gjuhët që ata njohin në tre kategori: A, B, dhe C. Gjuha e ashtuquajtur “Gjuha A” është gjuha e tyre e lindjes, të cilën ata e flasin me saktësi maksimale. “Gjuha B” është ajo gjuhë e huaj të cilën ata e mësojnë në vendlindjen e tyre, por që nuk mund ta flasin shkëlqyeshëm. “Gjuha C” është ajo të cilën ata e njohin mesatarisht mirë dhe që e kanë mësuar mbase nga studimet ose udhëtimet e kryera. Interpretët që konkurojnë për të kapur një vend pune në OKB, performojnë nivele të ndryshme aftësish përkthyese në gjuhët e tyre amtare dhe gjuhët e tjera që ata zotërojnë. Por, Kombet e Bashkuara punësojnë interpreter vetëm brenda “Gjuha A”, dhe brenda “Gjuha A” vetëm ata që janë të nivelit më të lartë.

Në vend të mbylljes

Që prej 64 vjetësh Kombet e Bashkuara është organizata më e madhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë, e cila pompon finaciarisht edhe një sërë programesh, organizatash, nismash të vetat në fushat: për zhvillimin, varfërinë, urinë, mjedisin, arsimin, kulturën, shëndetësinë, ushtarake, etj., etj. Dokumenti prej 1702 faqe i buxhetit të OKB-së për vitet 2010 dhe 2011 parashikon për: shpenzimet e rregullta buxhetore dhe ato ekstra buxhetore një shumë prej 13,9 miliardë dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›