Kryesuesja e BE, Suedia: Të shqetësuar për presionet e ekzekutivit mbi medienNga TemaVeronika Bard-Bringéus, ambasadore dhe përfaqësuese e përhershme e Suedisë në Organizatën për Sigurinë e Bashkëpunimin në Evropë, përshëndeti dhe dha mbështetjen e S
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kryesuesja e BE, Suedia: Të shqetësuar për presionet e ekzekutivit mbi medienNga TemaVeronika Bard-Bringéus, ambasadore dhe përfaqësuese e përhershme e Suedisë në Organizatën për Sigurinë e Bashkëpunimin në Evropë, përshëndeti dhe dha mbështetjen e Suedisë si kryesuese e presidencës së BE për raportin që paraqiti të enjten kreu i prezencës së OSBE, Robert Bosch.
Ambasadorja suedeze tha se partitë politike duhet të zgjidhin problemet që janë evidentuar në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Ajo tha se, që ky proces të jetë i suksesshëm, është e nevojshme që të ketë një konsensus sa më të gjerë politik.
“BE inkurajon të gjitha partitë politike në Shqipëri të vijojnë një dialog konstruktiv politik. Në veçanti, mbajtja e dialogut të vazhdueshëm në parlament është një element kyç për demokracinë. Për të ecur drejt anëtarësimit në BE, të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku dhe të ngrihen mbi interesat e ngushta politike.”
Ambasadorja e Suedisë në OSBE ngriti edhe shqetësimin për pavarësinë e gjyqësorit dhe kërkoi që të bëhet më shumë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafikun e qenieve njerëzore.
Presidenca suedeze e BE ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me lirinë e medies në vendin tonë dhe presionet e ushtruara nga ekzekutivi ndaj saj.
“Për sa i përket medies, ne theksojmë se është e rëndësishme të përmirësohet klima e përgjithshme, të kompletohet kuadri ligjor, të finalizohet strategjia e dixhitalizimit dhe të sigurohet transparencë për pronësinë mbi mediet. Ne ndjejmë keqardhje, për shkak të presioneve që janë ushtruar gjatë periudhës që mbulon ky raport nga ekzekutivi, kryesisht financiarisht, por dhe përmes aksioneve selektive kundër operatorëve mediatikë”, - tha Veronika Bard-Bringéus.