Sandri, debat me Flamurin për mbledhjen e Kryesisë së PDNga Antena breda familjesSandri u çudit shumë dje, kur doktori i tha ta merrte pak më vonë në telefon, se ishte në mbledhje të Kryesisë së PD. Kishte vite pa e dëgjuar këtë justifikim. ǒtë jetë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, debat me Flamurin për mbledhjen e Kryesisë së PDNga Antena breda familjesSandri u çudit shumë dje, kur doktori i tha ta merrte pak më vonë në telefon, se ishte në mbledhje të Kryesisë së PD. Kishte vite pa e dëgjuar këtë justifikim. ǒtë jetë kjo mbledhje, thoshte me vete. Përse mund ta kenë bërë? Mos bëjnë ndonjë emërim që s’di gjë unë… s’ka mundësi. Se Kryesia nuk është mbledhur, kur është bërë qeveria, jo të mblidhet për ndonjë drejtor koti. Mos është mbledhur për këtë paktin e ujërave me Greqinë…? S’ka mundësi, tha prapë me vete. Atë e sqaroi me Fevziun doktori. Mos është mbledhur për këtë heqjen e imunitetit …? As kjo s’ka mundësi, tha, se ndryshe nuk do ishte Lul Basha aq i qeshur.
Kurioz deri në fund se përse mund të ishte mbledhur Kryesia, mori në telefon Flamurin.
- Ku je mo figurë? - i tha. - Se, meqë të kam zëvendësuar në këto punët e tjera, duhet të më delegosh dhe këto punët e partisë. Se njerëzit më pyesin mua se ç’ndodh…
- Tani Sandër, janë ca gjëra që nuk t’i them dot, se jam dhe me doktorin këtu dhe më bën me shenjë që s’do ketë asnjë lajm për medien.
- Jo mo, fola vetë me doktorin unë, s’ka problem, e di se çfarë do diskutohet, po thashë mos doni të nxirrni ndonjë detaj vetë ju, pa unë e di se çfarë do diskutohet. E di, e di, i thuaj doktorit nuk nxjerrim gjë në lajme.
- Më vjen keq Sandër, po s’të ndihmoj dot. U kam thënë dhe këtyre të tjerëve, mo të shoh njeri të flasë me median. Më kupto drejt, nuk kam gjë me ty personalisht, se unë e di që ti nuk më ke bërë puç për të më zënë vendin, po nuk kam qejf të dalin gjërat në media. I thashë dhe doktorit, këtë gjë s’kam për ta lejuar. “Ti e di”, - më tha.
- Po mo po, se fola me doktorin unë, s’ka problem. S’ka gjë, se kemi plot gjëra në lajme, po thashë mos u duhet gjë juve.
- Jo Sandër, më vjen keq. Po ç’ka ndonjë gjë nga lajmet? Ça do kemi sot?
- Aaa, sot kemi një të fortë fare. Kemi një lajm nga Brukseli që Bashkimi Evropian ka hetuar një kompani zvicerane me qendër në Slloveni që merret me ilaçe. Kjo kompania paska korruptuar mjekët e rajonit që merren me sëmundjet e kancerit dhe paraplegjikët. Një zëvendësministri tonit i jepka 7 rroga në muaj. Një ilaç për këta paraplegjikët, i futur në listën e rimbursimeve, e paska çuar gropën në 6 milionë euro për atë që e bie.
- Si, si? Çfarë paske mo? Prit mo burrë të dal pak jashtë, - tha Flamuri i alarmuar.
- ǒpate mo burrë, - i tha Sandri, - se është lajm për rajonin? Vetëm ai k… që u zhvesh lakuriq mbi tavolinë e ha. Po atë mirë ta gjejë, se marrka 7 rroga në muaj, d.m.th., nja 8 mijë euro në muaj i paguaka njëri prej këtyre që kanë ilaçet.
- Or ti, je në vete mor burrë, çfarë thua? Se atë ilaçin që thua ti, ne e kemi rimbursuar të parët në Evropë, se donim të kishim një rekord. E ka bërë ajo gruaja or ti, mos na hap sherr.
- Kush grua mo burrë? Ku çaj k… unë për atë grua që thua ti. Unë do flas vetë me doktorin. Se ndonjë lajm kritik në nivel zëvendësministri na duhet dhe ne.
- Jo or ti, se nuk është nivel zv/ministri, është gruaja e atij burrit or tej.
- Kush mo…?
- Ajo pra, që ka fondacionin e fëmijëve tani. Se nuk e ka bërë me kokë të vet ai i shkreti. Dhe ai që sjell këto ilaçet, është shoki im or tej, se mos bën ndonjë budallëk. Se ai më ka mbajt gjallë këto vite, se do kisha vdek për bukë. Më ka pas thënë, sa herë që sjell ngarkesën: “Ke një kostum”. Më ka blerë makinën dhe gjysmën e apartamentit ma ka paguar. Mos bëj shaka me të or ti.
- Jo mo burrë, po mua më than është ai k… zv/ministri që u zhvesh mbi tavolinë.
- Jo or ti se ai pará xhepi merr, se ato lekë shkojnë për fondacionin or burrë, se ai shoku im është sponsor. Mos na hap telashe për atë punë or ti.
- Po pse më tha ai gazetar k… mua që “ta bëjmë këtë lajmin se nuk prish punë, atij trapit i bie”...?
- Jo or ti se i bie asaj gruas. Se ajo është ministre e Shëndetësisë or ti. Se ky Petrit Vasili çelësat e kashtës ka. Mos ma nga atë o burrë, se e kam mik.
- Epo mirë, fut ndonjë lajm për Kryesinë e PD pastaj, se s’kam me çfarë t’i mbaj lajmet.
- Po or ti, thuj që do mblidhet Kuvendi i PD më 12 dhjetor. Dhe po merren masat organizative.
- Mos mo burrë, po ky qenka superlajm. Sa vjet ka pa u mbledh Kuvendi?
- Po shkon tek 5-vjetëshi, - tha Flamuri. - E ka pas mirë ai shoku Enver, një herë në pesë vjet. Ne e kishim një herë në dy vjet, pastaj e çum në 4, tani shkoi në 5.
- E mirë. Po merrem me këtë, se ky qenka lajm i rrallë, - tha Sandri. - Ajo e ilaçeve vari leshtë është, se ilaçe për njerëz që nuk shpëtojnë janë.