E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: Plani B i opozitësNga TemaKreu i G99, Erion Veliaj deklaroi se opozita duhet të ketë një plan të dytë në rast se nuk do të ketë negociata, sicc po duket nga mungesa e vullnetit të Berishës per ta zgjidhur kete krize. “Opozita duhet të ketë n

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Veliaj: Plani B i opozitësNga TemaKreu i G99, Erion Veliaj deklaroi se opozita duhet të ketë një plan të dytë në rast se nuk do të ketë negociata, sicc po duket nga mungesa e vullnetit të Berishës per ta zgjidhur kete krize.
“Opozita duhet të ketë një plan B, nëse s’ka negociata, atë të protestave për të kërkuar largimin e Berishës. Nëse herën e parë ishte një demonstrim force për të treguar zemëratën, herën tjetër protesta do të jetë për vendosmërinë tonë për të larguar Berishën”, tha sot Veliaj gjatë një prononcimi për TCH.
Sipas Veliajt, pavarësisht se opozita është në pritje për t’u ulur në tryezën e Presidentit për zgjidhjen e krizës politike në vend, kryeministri Berisha po tregon edhe njëherë se nuk ka as më të voglin vullnet për ta zgjidhur këtë krizë.
“I vetmi person që i tërheq këmbët zvarrë është Berisha dhe jam i bindur se nëse do të kishte një takim në presidencë do të ishin të gjithë të pranishëm, por mbetet një pikepyetje e madhe nëse Berisha pa i kushtëzuar negociatat do të ishte aty, si gjithë të tjerët”, tha kreu i G99.
Gjatë këtij prononcimi ai u shpreh edhe se, nëse do ngrihet një komision hetimor ai atëherë duhet të ccojë në ndjekje penale komisionerët që kanë bërë shkeljet.
“Ky komision parlamentar duhet t’i japë zgjidhje kulturës së pandëshkueshmërisë. Ata që gjenden fajtorë, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, duhet të procedohen penalisht”, tha Veliaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›