Zbulohet skenari i PS-së për mandatetNga Vizion PlusMegjithë kërcënimet e shprehura publikisht nga ana e mazhorancës se 64 mandatet e Partisë Socialiste do të digjen nëse deputetët e saj nuk hyjnë në parlament për të bërë betimin deri në seancën e 4
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Zbulohet skenari i PS-së për mandatetNga Vizion PlusMegjithë kërcënimet e shprehura publikisht nga ana e mazhorancës se 64 mandatet e Partisë Socialiste do të digjen nëse deputetët e saj nuk hyjnë në parlament për të bërë betimin deri në seancën e 4 marsit, Vizion Plus zbulon një tjetër skenar që mund të përdorë opozita. Në kufirin fundor të bojkotit 6-mujor, socialistët po shqyrtojnë mundësinë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të interpretojë nëse është ligjërisht korrekte dhe në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, ideja e djegies së mandateve të grupit parlamentar, të përbërë nga plot 64 deputetë. Një lëvizje e tillë do të shtynte pa afat mundësinë e zëvendësimit të deputetëve të majtë, të artikuluar vazhdimisht nga mazhoranca në formë presioni ndaj kundërshtarëve.
Ky plan ende sekret dhe në fazën e përpunimit, duket se bën që edhe deputetët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe në parti, të cilët janë shprehur se do të hyjnë në Kuvend, të rimendojnë këtë lëvizje. Kastriot Islami shprehet për Vizion Plus, se në bazë të këtij gjykimi të drejtuesve socialistë, do të ketë një vendim të mëtejshëm.
Një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, sipas planit të socialistëve, do të mund të shndërronte në qesharake deklaratën e mazhorancës dhe kryeparlamentares Topalli, se mandatet e socialistëve do të digjeshin për tu zëvendësuar me emra të tjerë të listës nga ana e KQZ-së. Opozita beson se kërcënimi i shumicës parlamentare është vetëm një presion absurd dhe diversion i radhës i saj, në mënyrë që socialistët të hyjnë në Kuvend.
Nga ana tjetër, disa nga kostitucionalistët më të njohur në vend, pak kohë më parë, të pyetur nga Vizion Plus, thanë se koncepti i djegies se mandatit është vetëm për individë dhe jo për grupe parlamentare, e veç kësaj, Kushtetuta flet për një rast të tillë, kur deputeti mungon 6 muaj, pasi e ka bërë të vlefshëm mandatin, gjë që nuk ka ndodhur me deputetët socialistë. Pikërisht në këto pika pritet të mbështetet edhe arsyetimi i kërkesës së opozitës drejt trupës kushtetuese.