“Të jesh anëtar i Bashkimit Evropian duhet të respektosh lirinë e medies”Nga A. KajaI ardhur në qytetin e Beratit për të qenë i pranishëm në aktivitetin Java e kinemasë spanjolle, z. Juan Merino, zv/ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, i pyet
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
“Të jesh anëtar i Bashkimit Evropian duhet të respektosh lirinë e medies”Nga A. KajaI ardhur në qytetin e Beratit për të qenë i pranishëm në aktivitetin Java e kinemasë spanjolle, z. Juan Merino, zv/ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, i pyetur nga gazeta, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.
Në një intervistë ekskluzive për gazeta “TemA”, diplomati i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, Merino, midis të tjerash ka thënë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet nga reformat që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare. “Edhe procesi i liberalizimit të vizave varet nga kapacitetet teknike në lidhje me reformat e aftësitë e shtetit shqiptar në kontrollin e kufijve, si dhe nga ecuria e prodhimit të dokumenteve të sigurta për të udhëtuar në vendet e eurozonës”, - ka thënë diplomati i Mbretërisë së Spanjës.
Në çeljen e javës së filmit spanjoll, që u organizua në qendrën kulturore “Margarita Tutulani” të qytetit muze, mes filmdashësve beratas ka qenë i pranishëm edhe kreu i bashkisë, Fadil Nasufi, i cili e ka vlerësuar aktivitetin si shprehje e miqësisë shumë të mirë mes dy popujve. Ndërsa zv/ambasadori spanjoll, Juan Merino, ka pohuar se, “nëpërmjet kësaj jave të kinemasë spanjolle në qytetin e Beratit duam të tregojmë ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë spanjolle në dekadat e fundit, tranzicionin tonë demokratik nga një regjim totalitar dhe gjithashtu transformimet ekonomike, sociale e politike të shoqërisë spanjolle.”
Si e shikoni ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian?
Një pjesë e transformimeve që ka pësuar Spanja është hyrja në Bashkimin Evropian, ndaj shpresojmë që edhe Shqipëria të bëhet shumë shpejt pjesë e BE. Spanja po punon shumë në këtë drejtim me administratën shqiptare për të bërë hapa përpara drejt këtij integrimi, por vendimi përfundimtar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian varet nga reformat që do të ndërmarrë qeveria shqiptare.
A e pengojnë zhvillimet e fundit politike procesin e integrimit në BE dhe liberalizimin në një kohë të afërt të vizave për shqiptarët?
Në lidhje me bojkotin e opozitës në parlament ne shpresojmë që së shpejti të ketë një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës, pasi kjo është edhe ajo që shtetet evropiane presin, sepse parlamenti është vendi ku dialogu duhet të marrë rrugë, dhe mendoj se një konsensus mes të gjitha forcave politike është një nga elementet bazë për arritjen e këtij objekti për t’u bërë anëtar i BE.
Po bojkoti parlamentar i opozitës a pengon procesin e liberalizimit të vizave apo kemi të bëjmë thjesht me një proces teknik?
Procesi i liberalizimit të vizave varet nga kapacitetet teknike në lidhje me reformat që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare në këtë drejtim, kjo ka të bëjë me aftësinë e shtetit shqiptar për kontrollin e kufijve, për prodhimin e dokumenteve të sigurta për udhëtim etj., në mënyrë që të arrihen ato standarde që kërkohen nga BE, pasi vendimi përfundimtar do të bëhet duke marrë parasysh përmbushjen e këtyre elementeve teknike.
A është qeveria shqiptare drejt përmbushjes së standardeve për të arritur liberalizimin e vizave në mesin e vitit të ardhshëm, ashtu si edhe është deklaruar?
Nuk mund ta përcaktoj unë këtë, pasi nuk është në kompetencat e mia marrja e këtij vendimi, por mendoj se kapaciteti i shtetit shqiptar për t’i përmbushur këto detyrime do të vlerësohet si duhet nga Bashkimi Evropian.
Cili është komenti juaj për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit investigativ Mero Baze nga një biznesmen që akuzohet për lidhje të dyshimta me familjen kryeministrore, me qëllim përfitimet e paligjshme?
Të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian duhet të jesh në fillim një shtet ligjor dhe një nga elementet themelore të demokracisë është respektimi i lirisë së medies. Është detyrë e qeverisë shqiptare dhe prokurorisë të vlerësojë seriozisht ngjarjen. Ne si shtet dënojmë çdo sulm që i bëhet medies.