E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, i mërzitur se kanë filmuar Lulin dhe Fazlliçin te Mega Tec-iNga Antena brenda familjesSandri dje bëri fjalë me Lul Bashën. Luli i kishte kërkuar Sandrit një nder si njeri që merr vesh nga kamerat, nëse mund të vendoste dikush kamera nga rruga

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, i mërzitur se kanë filmuar Lulin dhe Fazlliçin te Mega Tec-iNga Antena brenda familjes

Sandri dje bëri fjalë me Lul Bashën. Luli i kishte kërkuar Sandrit një nder si njeri që merr vesh nga kamerat, nëse mund të vendoste dikush kamera nga rruga që kalon në Rinas për të filmuar Mega Tec-in, një supermarket që ai po e hap së bashku me kunatin e vet dhe Fazlliçin te kthesa e Rinasit. Sandri, që i kishte rënë shkurt, i kishte thënë që “nuk filmon dot njeri, mos ça kokë”. Kjo e kishte bërë Lulin të shpërqendruar dhe ka shkuar nja dhjetë herë aty së bashku me kunatin dhe Damirin, sa herë Damiri vjen në Tiranë. Dje dikush i dërgoi fjalë se disa nga vizitat e tyre, së bashku me kunatin dhe Fazlliçin, ishin filmuar. Njeriu që kanë caktuar si administrator u tregon atyre mjediset dhe Basha me Fazlliçin duken të qeshur dhe të lumtur që më në fund ia dolën. Ky është biznesi që donte të bllokonte prokuroria, kur nisën hetimet për Fazlliçin, por doktori ngriti gjithë institucionet në këmbë, derisa ia zhbllokuan. Tani gjithçka po bëhet që gjërat të mbarojnë shpejt dhe të hapet para supermarketit tjetër, që hapet në autostradë. Për këtë supermarket Luli ka nisur punën që në vitin 2005. Madje dhe karburantin, që ishte te rruga, deshi ta prishte, pasi i pengonte hyrjen te ky supermarket, por, pasi u mor vesh me një pagesë, u rregulluan të dy palët.

Dje, kur mori vesh që ishte filmuar, u tërbua dhe mori në telefon Sandrin.

- Po ça më bëre o burrë? Më paskan filmuar. Më tha ky djali që kemi caktuar dhe si administrator e pronar, që na paskan filmuar nga rruga. Po ti më the nuk duket o burrë…

- E mo, mos ça trapin se ua q… robt kush e ka filmuar, se s’e jep dot njeri. S’ka bythë njeri të të bëjë ty gjë, se e shkrij fare, i hedh gjithë policinë në shpinë.

- Po jo mo burrë, se dhe doktori nuk ka qejf të bëjë shumë beteja për këto gjëra. Le se më prishe gjakun, se ma thanë qëparë, para se të mbaja atë fjalimin për adresat dhe nuk isha në terezi fare. Po qe se e pe, gjatë fjalimit më mbahej goja, harroja rreshtat, nuk kuptoja frazat. Nuk isha në terezi fare.

- Hajt mos e rruaj o burrë, se e redaktoj unë fjalimin, japim vetëm një sekuencë.

- Nejse, rregulloje pak, po s’jam në terezi akoma. Kam frikë se do ma përdorë kjo Jozefina në Kuvend o burrë. Se ajo aq do, sa ta marrë vesh që unë me Fazlliçin dhe kunatin jemi filmuar duke inspektuar punimet.

- Po hë o burrë, se nuk e jep njeri, se s’ka bythë ta japë njeri atë. As mos e rruaj fare.

- Kam frikë se do ta japin dreqin. Nejse, merru pak me këta të shtypit mos hetojnë gjë kush qe ai që na ka filmuar.

- Po me kë të merrem o burrë, me Cecën? Ceca e ka mendjen tek ajo punë...

- Nuk e di Sandër, bëj diçka, se jam shumë keq. Kam hall se do ma përdorin këtu brenda. E kupton ti çfarë sikleti kam?

- Ja se flas unë me Cecën, ta pyes me takt një herë.

E mbylli dhe mori Cecën.

Toni i ziles kishte ndërruar. Kishte futur atë bluetooth-in e saj që qarkullon, ku ajo thotë “siç q…et Edi Rama”.

- Ha...ha...ha, Ceca, e madhe je! Po ku e di ti si q… Edi Rama moj? Apo ju veteranet e “Mjaft”-it e dini këtë punë?

- E mo ti, mjaft, vari trapin, se e kam vënë nga inati, se kanë filluar të ma qarkullojnë me bluetooth nëpër gjimnazistë. Të bëj dhe unë sikur e thashë vetë.

- Ceca, shiko, duhet të pyesësh me takt kush e ka filmu Lulin me Fazlliçin te një kthesë në Rinas, aty poshtë po bëjnë një supermarket ata..

- Ua qyqja, po dhe ata rrugëve nëpër kthesa e gjetën ta bëjnë, pak hotele kanë jashtë, kur shkojnë bashkë, Në Rinas gjetën të filmohen?!

- Po jo moj k…, se s’janë kap duke bërë seks, po janë filmu bashkë duke parë një supermarket.

- Ou, po mirë, ça të keqe ka? Vari trapin se paskan parë një supermarket, le ta shohin.

- Po puna është se kanë parë të tyrin dhe duhet fshehur kjo, mos të merret vesh para Kuvendit të PD, se e përdor Jozefina dhe na e heqin fare nga udhëheqja.

- Aha, d.m.th., ta nxjerrim pas Kuvendit…

- Po jo moj k…, s’do ta nxjerrim fare, po gjuaj pak kush e ka filmu nga këto televizionet që të punojmë pak, t’ia marrim.

- Qyqja mo çun. Pse s’thu lypua gjithë operatorëve, derisa të të tregojnë kush e ka bërë? Kam pirë dhe duhan sot, duhet të harxhoj disa sprajte në gojë të më ikë era. Nesër shikojmë e bëjmë.

- A ti je k…, me kë merrem unë. Dhe hallin tim, dhe të Lulit, për qejf e përdor.

- Po përse ta përdor Sandër, për lekë s’të lini radhë ju!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›