Drejtori: Taçi ka futur në kolaps “Albpetrol”-inNga TemaDrejtori i ri i “Albpetrol”-it, Ferdinand Murati, ka zbuluar dje atë që gazeta “TemA” e ka publikuar prej kohësh, që ARMO e Rezart Taçit i ka miliona dollarë borxh kompanisë nxjerrëse, duke e fu
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Drejtori: Taçi ka futur në kolaps “Albpetrol”-inNga TemaDrejtori i ri i “Albpetrol”-it, Ferdinand Murati, ka zbuluar dje atë që gazeta “TemA” e ka publikuar prej kohësh, që ARMO e Rezart Taçit i ka miliona dollarë borxh kompanisë nxjerrëse, duke e futur atë në kolaps.
Murati tha se kompania që drejton nuk ka më pará as për të paguar punonjësit e saj. Ai tha se “Albpetrol” po vijon që ta furnizojë me naftë Taçin dhe ARMO-n duke e rritur kështu pafund borxhin.
Por ajo çka është e rëndësishme është se Murati nuk di të thotë se sa është borxhi që ARMO ka grumbulluar gjatë kësaj periudhe, kur është marrë nga Taçi. Murati thotë se di që vetëm borxhi që i është trashëguar ARMO-s është 24 milionë dollarë. Drejtori i ri i “Albpetrol”-it nuk di të argumentojë se sa është borxhi deri në këto ditë nga Taçi, për shkak se gjatë kësaj periudhe sasia e naftës që merrte ARMO nga “Albpetrol”-i nuk është deklaruar. Një hetim i “Faktorit Plus” zbuloi këtë të vërtetë.
Por Taçi ka borxhe të mëdha edhe ndaj kompanive të tjera që nxjerrin naftë, përfshi këtu dhe “Bankers Petroleum”. Këto nuk po e furnizojnë me Taçin për shkak të këtyre borxheve, ndaj ai ka zgjedhur që të bëjë kontrabandë duke marrë naftë të pastër nga jashtë dhe duke e deklaruar atë krudo.
“Albpetrol” merr borxh, ARMO e Rezart Taçit ka muaj pa paguar
tema.al
7.04.2009
Kompania “Albpetrol” ka marrë një kredi të tipit overdraft në një bankë të nivelit të dytë në Fier, pasi pronari i ri i kompanisë ARMO, Rezart Taçi, nuk i ka likuiduar “Albpetrol”-it lekët për naftën e marrë prej tij që nga nëntori i vitit të kaluar. ““Albpetrol”” ka marrë një kredi të tipit overdraft prej 150 milionë lekësh”, - i konfirmoi gazetës drejtoresha e një banke në Fier, e cila kërkon që të mos citohet emri i bankës, për shkak të konsekuencave që mund të ketë. Drejtues të kompanisë “Albpetrol” i thanë gazetës “TemA” se kompania e tyre ka dy muaj pa paguar rrogat e punëtorëve dhe në kompani është krijuar një gjendje e rëndë financiare për shkak të detyrimeve të krijuara nga pronarët e rinj të kompanisë ARMO. Rezart Taçi, administratori i ri i ARMO-s, nuk i ka paguar ata prej disa muajsh, ndërkohë që naftën e marrë nga “Albpetrol” e ka futur në tregun shqiptar dhe po përpiqet të shlyejë me to detyrimet ndaj Bankës Credins, e cila ka paguar në emër të tij 77 milionë euro për blerjen e ARMO-s.
Ndërkohë, i njëjti kontraktor nuk ka paguar dhe nuk po i paguan ende paratë e naftës që merr, por as punonjësit e as nënkontraktorët. “Albpetrol” është kthyer nga një ndërmarrje që ishte burim të ardhurash në një ndërmarrje që nuk paguan dot punëtorët. Kredia është marrë në Fier, aty ku ndodhet edhe numri më i madh i punonjësve. Taçi ka muaj që nuk paguan asnjë detyrim për naftën që merr.
Siç dihet, Banka Credins u bë garante e pagesës për blerjen e ARMO-s në shumën 77 milionë euro pa e futur pronarët e rinj të “Taçi Oil” në procedurë kredie ose huaje. Banka “garantoi” pagesën 77 milionë euro, çka përbën një thyerje të rregullores së Bankës së Shqipërisë, pasi ka tejkaluar shumën dhjetë për qind të kapitalit të saj që lejohet të bëjë transferta. Guvernatori Fullani ka pranuar shkeljen me miratim politik, ndërsa drejtori i Credins, Artan Santo, tashmë gjendet nën presion për të mbushur çekun fals që pagoi për Rezart Taçin.
Situata ka krijuar panik te klientët e Bankës Credins dhe tashmë operatorët më të rëndësishëm të saj janë klientë të buxhetit të shtetit që kanë transferuar aty paratë me urdhër të qeverisë për të shpëtuar bankën nga falimenti.
Siç dihet, në këtë bankë është transferuar fondi prej 300 milionë eurosh për shërbimet shëndetësore që administrohet nga Elvana Hana, familja e së cilës është 40 për qind pronare e kompanisë Credins, dhe shumë dikastere përfshi dhe Agjencinë e Legalizimeve kanë transferuar aty buxhetin e tyre për të siguruar mbijetesën e bankës që pagoi Rezart Taçin për të blerë ARMO-n, pa pasur asnjë lek në llogari bankare.
Prokuroria pritet të nisë hetimet, në të cilat duhet të përfshihen ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, Guvernatori, Adrian Fullani, drejtori i Credins, Artan Santo, dhe persona të tjerë. Ky është një nga skandalet më të mëdha financiare në vend, por prokuroria po tregon kujdes në hapjen e çështjes për shkak të situatës delikate në tregun bankar dhe frikën se banka Credins mund të falimentojë, nëse nis procedura e hetimit.
“Faktori Plus”: Rrjeti i ri korruptiv mes ARMO-s dhe “Albpetrol”-it bën që të mos deklarohet sasia e naftës
Kompania ARMO, tashmë pronë e biznesmenit Rezart Taçi, po fsheh blerjen e sasive të naftës nga “Albpetrol” dhe nuk po deklaron sipas ligjit sasitë dhe koston e furnizimit të saj duke shmangur kështu miliona euro detyrime fiskale ndaj shtetit. Edhe pse ajo ka pushtuar së bashku me “Taçi Oil” rreh 70 për qind të tregut të naftës në vend, asnjë institucion shtetëror, si Tatimet apo Autoriteti i Konkurrencës, nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të pasur në datën 5 të çdo muaji statistikat për furnizimin e saj me naftë vendase. Praktikisht ajo po furnizohet si një kompani importi, pa pasur doganë.
“Faktori Plus” ka investiguar mënyrën se sa janë rritur të ardhurat nga akciza prej kompanisë ARMO, që kur ajo është privatizuar dhe konstaton se institucionet tatimore të vendit futen në panik, sapo u kërkon shifra.
Në një emision televiziv në Ora News, Sali Berisha, i zënë ngushtë për akuzat e dikurshme kundër Rezart Taçit, pronarit të sotëm të ARMO-s, u përpoq t’i ikte bisedës duke thënë: “Pyesni sa është rritur akciza”.
“Faktori Plus” u interesua për këtë çështje. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nuk të japin asnjë shifër dhe mbyllin derën me panik, sapo u kërkon një shifër të tillë.
Autoriteti i Konkurrencës po ashtu nuk jep shpjegime, pasi thotë: “E kam detyrë të ruaj konfidencialitetin.”
I vetmi institucion pak më serioz është INSTAT, i cili nuk të jep të dhëna, se thjesht nuk ka, pasi nuk i japin statistika, as tatimet, as ndonjë institucion tjetër. Burime të brendshme në INSTAT i thanë “Faktorit Plus” se ky institucion i ka dërguar tri letra Drejtorisë së Tatimeve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Faktori Plus” shkoi në Ballsh të interesohej si e merr tashmë naftën ARMO. Sipas traditës ajo furnizohet prej “Albpetrol”, e cila është ndërmarrje shtetërore, kurse ARMO tani është ndërmarrje private. Sipas të dhënave publike që faturon ARMO, duket se ka një rënie të madhe të furnizimit, ndërkohë që e vërteta është se ajo e ka rritur furnizimin nga “Albpetrol”. Skandali i madh, me sa duket, qëndron te fakti që rrjeti i ri korruptiv i krijuar mes ARMO-s dhe “Albpetrol”-it bën që të mos deklarohet sasia e naftës që furnizon ARMO-n dhe si rrjedhim mosdeklarimi i sasisë së naftës i krijon asaj epërsi fiskale në treg.
Siç dihet, si kompanitë që importojnë, dhe ato që prodhojnë naftë, duhet t’i paguajnë shtetit 37 lekë për litër akcizë dhe 20 për qind TVSH mbi çmimin e blerjes, si dhe një lek për litër taksë karboni.
Të gjitha këto prodhojnë një detyrim rreth 556 lekë për litër.
Për katër muajt e parë kjo kompani ka kapur rreth 70 për qind të tregut të shitjes së naftës në vend, pra ka një bum të rritjes dhe si rrjedhim duhet të kishte një rritje të akcizës, por në tatime nuk ka shifra për këtë.
Skandali me tatimet dhe Ministrinë e Financave qëndron se ato me këtë shitje ilegale të naftës nga ARMO mund të kenë krijuar një deficit rreth 30 milionë euro në arkën e shtetit për katër muajt e parë.