KESH kërkon rritje të çmimit të energjisëNga TemaKorporata Elektroenergjitike Shqiptare i ka dorëzuar Entit Rregullator të Energjisë kërkesën për rritje të çmimit të energjisë që kjo kompani i shet Operatorit të Shpërndarjes. Sipas këtij propozimi, ç
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
KESH kërkon rritje të çmimit të energjisëNga TemaKorporata Elektroenergjitike Shqiptare i ka dorëzuar Entit Rregullator të Energjisë kërkesën për rritje të çmimit të energjisë që kjo kompani i shet Operatorit të Shpërndarjes. Sipas këtij propozimi, çmimi rritet nga 1,6 në 2,5 lek për kilovat/orë. Drejtori i KESH, Muharrem Stojku, thotë se kjo kërkesë për rritje të çmimit të energjisë ka ardhur, pasi ky çmim nuk justifikon shpenzimet.
Pak ditë më parë edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike bëri kërkesë zyrtare tek ERE për rritje të çmimit nga 0,5 lek për kilovat/orë në 0.9 lekë për kilovat/orë pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Kërkesa për rritjen e çmimit, sipas OST, mbështetet në nevojën për fonde që ka shoqëria në realizimin e investimeve dhe pagesën e kredive.
Në mars të 2008-ës, OST kërkoi nga Enti rritjen nga 0.45 lekë/kwh, që ishte në 0.5 lekë/kwh tarifën e shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike. Duket se kërkesa e dy operatorëve, KESH dhe OST, vjen si reaksion zinxhir pas kërkesës së bërë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin final me rreth 20%.