E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri informohet për sherrin e Pollos në qeveri për “çukizmin”Nga Antena brenda familjesAs dje nuk e la të qetë anija me naftë e Taçit. Siç po shkojnë punët, duhet t’i ndërrojnë dokumentet e transportit mallit të anijes dhe të deklarojnë naftë të pë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri informohet për sherrin e Pollos në qeveri për “çukizmin”Nga Antena brenda familjes

As dje nuk e la të qetë anija me naftë e Taçit. Siç po shkojnë punët, duhet t’i ndërrojnë dokumentet e transportit mallit të anijes dhe të deklarojnë naftë të përpunuar, ashtu siç është në të vërtetë. Po dhe aty kishte disa probleme, pasi mirë që ndonjë lek s’do përfitonte, por do të duhej të merrej me Ridvan Boden, të jepte urdhër për të shtyrë pagesat e ngarkesës që shkojnë mbi 7 milionë euro. Kjo ia prishi terezinë, pasi mirë që nuk fitonte ndonjë lek, po duhej të merrej dhe me punët e Taçit.

Mori Ridvanin në telefon.

- Hë mo figurë, ç’bëhet ndonjë gjë? Ke tmerruar dynjanë mo burrë, vetëm lekë kërkon. Gjithë bizneset thonë na griu ai Ridvani.

- Epo duhen leka o Sandër, se nuk lahen kollaj shpenzimet e fushatës, se nja 15 milionë euro t’i kemi dhënë vetëm ty. Nga dolën ato leka, se as unë, as Saliu s’i nxjerrim nga xhepat.

- Më plasi k… mua se nga i gjeni ju. Mjafton t’i paguani në rregull. Pastaj pa mua ju jeni të mbaruar, po ju lashë dhe unë, ju mbetët pa mbështetje. Po vari qillon këtij muhabeti, po të mora për një hall tjetër. Si i bëhet t’i shtyhet pagesa atij k… mor burrë, që ka fut anijen në Vlorë, po ka ngatërru letrat, në vend ta shënojë naftë, e ka shënu virxhine?

- Nuk bëhet gjë Sandër. Ai të paguajë lekët kokërr më kokër, e t’i lërë llafet. Se na torollisi kokën, do blejë dhe Bolonjën dhe s’paska lekë të paguajë doganën. Ou, sa kam parë si ai unë, po të paguajë paratë e mos të na lodhë kot, se ia mora ia shita vetë që nesër.

- Po mirë mo burrë, bëni një nder se po ta kërkon media nderin. Duhet të bëni kujdes për medien, se u kemi mbështetur.

- Ou, po qamet i madh nuk e sheh. Se ia keni bërë mendjen dhallë dhe doktorit, se ja në mbledhje të qeverisë me media po merremi.

- Pse mo, me kë media po merreni?

- Po ja o, ky Genc Ruli do t’i japë dy hidrocentrale këtij pronarit të gazetës “Standard” në Librazhd. T’ëmën e s’ëmës, po ku e gjeti në Librazhd, se e kam dhe zonën time. Më mbytën ata. Po ç’ne o, të thonë, të vij ky nga e s’ëmës në Librazhd e ne këtu mos të marrim gjë prej gjëje. Ia thashë dhe doktorit që është skandal, po tha: “Do t’ia bëjmë këtë nder Rulit dhe Bardh Kadillit”. T’ëmën, kur u bënë të gjithë me miq këta të medias, thashë. Njëherë Irfani, njëherë ky i “Standardit”, Fahriu gjithë rrugët, ti po përditë nga një gjë. Epo ne vetëm të punojmë për ju.

- Prit o prit, ma sqaro mirë këtë. ǒështë ky i “Standardit” mo, që marrka gjëra e s’i di unë?! Pse mo, unë s’mund të marr hidrocentral, dhe unë kam gazetë, kam “Koha Jonë”. ǒështë ky k… që merr para meje?! Si e ka mbimerin ky mo?

- Po ku di unë o derëbardhë. Dhe aq e mora vesh se u nxeh Genc Pollo në mbledhje të qeverisë. Tha: “Ky “çukizmi” çukiti që çukiti.” U nxeh Saliu pastaj, tha: “ǒke me medien ti?” Dhe Pollo tregoi që ky e kishte sulmuar në gazetë, se s’i kishte dhënë licencë universiteti. Dhe plasi sherri aty. Pastaj u hodh dhe Lul Basha kundër këtij. T’ëmën, thashë. Po ti Luli a ke pjesën tënde te “Standardi?” “Kam o, kam, - tha, - po atij timit s’i dhanë asgjë. Një rrugë kërkoi këtej nga bregdeti dhe po ia bien vërdallë, t’ia japin mos t’ia japin. Kurse këtij ortakut tjetër që nuk është imi, po ia japin të gjitha.”

Plasi sherr i madh.

- Prit o prit, se ma hoqe trurin, - tha Sandri. - Po ku janë këto hidrocentralet?

- Në komunën Qendër, Librazhd o, ku di unë. Sa për bela. S’e dija që qeveria ishte aq e përfshirë në media sa dhe ministrat kishin pjesë tek aksionerë të ndryshëm. Unë s’di gjë ç’bëhet fare o byrazer. Unë paguaj leka unë. Jep reklama Sandrit, jepi Fahriut, jepi këtij Çukizmit, siç thotë Pollo, jepi Irfanit. Ju merrni vetëm leka ju dhe shtoni ato grykat e zjarrit. T’ëmën, t’i kem në dorë i mbyll të tëra i mbyll.

- Ore, ti ma hoqe trurin, se mua më del nami, këta po marrin gjëra. Jo mo, do flas me doktorin unë. S’mund të bëhen kështu punët. Ka një gazetë koti ai, madje ca aksione, merr dy hidrocentrale, unë mbaj gjithë peshën e luftës, telendisem në gjithë Shqipërinë, më dinë të gjithë që jam numri 2 në vend, dhe s’marr asgjë. As një anije me naftë s’më lënë të kaloj me dokumente false. Jo mo, unë i q… robt atij.

- Kujt o, doktorit?! - i tha Ridvani.

- Jo mo jo, këtyre të tjerëve që marrkan gjëra pa e ditur unë. Jo mo se u bëmë si këmbët e dhisë më duket. S’i qenka kjo punë kështu? Jo mo, nuk e fal gjallë në botë. Mirë o Ridvan, mirë, se harrova dhe pse të mora…

- Po për atë batakçiun o, Taçin, nuk i kaloj atij unë pa paguar…

- E o, bëj ç’të duash se ma prishe gjakun. Se mos fitoj gjë nga ai unë. Po i pagoi paratë, s’del gjë për mua, bëj ç’të duash. Kjo që the ma prishi terezinë fare. Ika…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›