E Diel, 1 Nëntor 2026

Alo, të bëra zile...Nga Denis DyrnjajaMbrëmë ndërsa po kaloja në një rrugicë të Tiranës u shkëmbeva me një mesoburrë që ecte nxitimthi e shumë herë më shpejt kumtonte fjalët në telefonin e tij celular. Dhe fjalët ishin të shkurtra, me ton përmbyllës

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Alo, të bëra zile...Nga Denis Dyrnjaja

Mbrëmë ndërsa po kaloja në një rrugicë të Tiranës u shkëmbeva me një mesoburrë që ecte nxitimthi e shumë herë më shpejt kumtonte fjalët në telefonin e tij celular. Dhe fjalët ishin të shkurtra, me ton përmbyllës e të shqetësuar. Ai tha shkurt: mbylle se nuk kam lekë në telefon. Të marr me telefonin e shtëpisë se jam afër! Nuk u përpoqa të mendoja se çfarë e shqetësonte e ç’problem kishte, sepse halli më i madh që dukej tek ai, ishte krediti i telefonit celular, që po i mbaronte. Eh, sa hallexhinj ka si ky, mendova me vete e natyrshëm më erdhën ndërmend batutat që rëndom i dëgjojmë lokaleve, zyrave, rrugëve e kudo “Të bëra zile, s’e pe zilen time, më ço një zile, s’kisha lekë në celular për të të bërë zile, - e deri tek shprehjet për gjynah “pse ma hape se 200 lekëshin e fundit kisha në telefon”.

Që tarifat e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri janë skandaloze në raport me vendet fqinje e më gjerë, s’ka nevoje të thuhet, diskutohet apo krahasohet, se kjo është tashmë e ditur. Dhe që shteti bën rolin e “piktorit” në të gjithë këtë maskaradë hajdutërie e makutërie, që grekë e turq u bëjnë shqiptarëve dhe kjo dihet. E vetmja gjë që s’ka sens në këtë situatë është se ç’punë kemi ne me celularin, kur ky shërbim për shumëkënd mbetet ende një mjet luksi e jo një shërbim rutinë i domosdoshëm dhe i përballueshëm.

Pse o njeri kur s’ke lekë në xhep mban celular?! Pse e përbuz e shpërfytyron veten e s’e kupton?! ǒe do ti o lavazhier telefonin, ti o pensionist, ti o student(e) që i lyp një të panjohuri të të fusë një kartë rimbushëse? Pse mban depersonalizimin tënd në xhep?! Mos shpreso se një ditë makutët do të mendojnë për ty. Bëhu një herë ti më i zgjuar se ata që të vjedhin lekë për çdo sekondë që ti flet. Lëre celularin, s’është për ty. Hidhe tej dhe do jesh i qetë. Mos u gënje nga oferta e re, që do të dalë së shpejti se në fakt ajo është për ty, po, po është ekskluzivisht për ty, që të të marrë edhe 200 lekëshin e fundit që ke në xhep. Bëhu i zgjuar që t’i plasë koka atij që mendon çdo ditë si të të marrë ato cikërrima lekësh.

Bëhu i zgjuar që “operatori celular” të të lusë e jo ta lusësh, që oferta mos të jetë rrjepje, por thjeshtë tregti, që te blesh shërbimin që kërkon, e jo vjedhjen që çdo dite të shkreton. Ndoshta dikush e dëgjon zilen që i bëra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›