Sandri me Blushin me helikopter të Bujar Nishanit në KorfuzNga Antena brenda familjesSandri dje ishte shumë i nxehur me Bujar Nishanin. U kthye urgjent nga Korfuzi ku ishte për weekend me Ben Blushin, Fevziun dhe Anastas Angjelin. Kur u nisën, Bujar
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri me Blushin me helikopter të Bujar Nishanit në KorfuzNga Antena brenda familjesSandri dje ishte shumë i nxehur me Bujar Nishanin. U kthye urgjent nga Korfuzi ku ishte për weekend me Ben Blushin, Fevziun dhe Anastas Angjelin. Kur u nisën, Bujar Nishani i çoi me helikopter deri në Sarandë. Helikopteri i zbriti te fusha e aviacionit para Sarandës në Vrion, dhe pastaj me makina të policisë dhe drejtorit të portit arritën në port, ku anija “Kaliopi” i priste.
Angjeli kishte marrë masat që gjithë gjërat të shkonin në rregull nga pala greke, ndërsa Sandri nga pala shqiptare. Weekend-i kaloi shumë mirë dhe dje duhet të ktheheshin. Gjatë gjithë rrugës Sandri fliste në telefon me Genc Rulin dhe Bujar Nishanin. Me Rulin kishte hallin e Taçit dhe anijes që mbahet e bllokuar.
- Rulo, ç’bën mo figurë? - tha. - Si t’ia bëjmë këtij Rezart Taçit mo burrë, se ky është pak k... me thënë të drejtën?
- Po ç’të të them unë biro. Ai do ta hedhë shurrën më lart se vetja. Po e hodhi më lart, në kokë do t’i bjerë. I kam thënë kaq herë, mos vidh si avdall, pak nga pak rregullohen të gjithë.
- Po si i bëhet mo burrë, pa ai k… është, e dinë të gjithë. Po unë kam hall se do t’i marr ca pará për këto investimet që po bëj dhe dua t’ia kaloj. Më çmendi dhe ky Meta o burrë, se e kam këtu me pushime në Greqi. “Bëji një tel Rulit”, - thotë orë e minutë.
- S’kam ç’t’i bëj unë biro. Ai ka sjellë naftë D1 dhe e ka deklaruar naftë virxhine. Tani e vetmja mënyrë është t’i grisim ato letra që ka bërë dhe ta kalojmë normal si D1, të paguajë paratë.
- Po pagoi paratë, ç’kuptim ka, ç’fitojmë ne. Unë them si ta ndihmojmë, - tha Sandri.
- Epo, pyet Ridvanin dhe atë të doganave, se ata ia kanë dhënë gazetës “TemA”, - tha Ruli. - Unë për vete s’komunikoj me ta.
Sa e mbyllte telefonin me Rulin, merrte Bujar Nishanin.
- Bujaro, ç’kemi mo figurë. Ore, s’ka ardh ky helikopteri më thonë këta policët në Sarandë. Jam dhe me Blushin këtu figurë, duhet mbajtur mirë opozita, se nuk shtyhet kështu. Apo do t’u kthehet ai i gjati t’u nxjerra nga bytha prej zyrave.
- Sandër, unë jam i sëmurë, lidhu me Ahmet Prençin se s’jam mirë.
- Nejse, shiko të na e nisësh shpejt, se kam fol mirë te doktori për ty. Më tha: “ǒtë bëj me Nishanin, ta heq apo jo?” Mbaje i thashë, se është djalë i mirë.
- Faleminderit Sandër, ja se do flas unë me Ahmetin, ua nis tani helikopterin. ǒthotë ai Blushi, do ta nisë luftën apo jo? Jepini pak zemër. Çfarë ndihme do nga unë, gati jam. Ja se po flas dhe për helikopterin.
Kështu, duke folur pa pushim anija arriti nga Korfuzi në Sarandë. Kur po zbriste, një nga personeli i anijes u nxeh dhe nuk hapte derën.
- Çfarë ke, - i tha Sandri, - pse nuk e hap?
- Zoti Sandër, ka dalë rasti i parë i gripit të derrave në Gjirokastër, - tha. - E ka zënë një student dhe s’e paska kuptuar. Ai studenti paska qenë dje këtu në port. U kam thënë të dezinfektojnë portin njëherë, pastaj të dilni. Se jeni dhe të gjithë bashkë. Ti, Ilir Meta, Caci, Fevziu, Blushi. Kurrë s’u kam parë kaq të bashkuar. Më bëhet zemra mal. Ja sa ta dezinfektojmë dhe dilni.
- Hapeni, - tha Sandri, - se ne kemi bërë vaksinat. Na i dha doktori para një jave, s’kemi problem. Dhe Blushit i dhamë një falas, se ishin vetëm për qeverinë, partitë e para. Por e futëm dhe Blushin në listë.
- Aman të keqen, - i tha punëtori i anijes, - se mos na bëni ndonjë kiamet. Se te ju i ka sytë gjithë Shqipëria.
- Hape, mos na ça trapin tani, se s’kemi nge, - i tha Sandri.
Punëtori hapi derën e tragetit dhe dërgata nga Korfuzi zbriti në tokë.
Sa zbriti, pa një anije në port dhe iu kujtua prapë Rezart Taçi.
- O Rulo, po hë mor burrë, ç’do bëjmë se më çmendi ky Taçi. Po t’u kishim dhënë ndonjë gjë dhe këtyre të LSI mo burrë, se ua jep ky Taçi, se deri në shtator na mërziten dhe na ikin fare. Dhe ky Blushi do noj gjë se me këtë jam, ishim në Korfuz. Na tha doktori: “Mbajeni afër këtë javë. Se mos u gjen ai Rama ndonjë lek më shumë dhe na lanë keq.” Ec, shit qen e ble këlysh pastaj. Shiko mos gjen ndonjë mënyrë t’ia kalojmë dhe këtë radhë k... se pastaj s’merremi më me të.
- Mua për vete s’ma mban biro. Dhe me mua s’është treguar korrekt, as me ARMO-n. Premtoi shumë e s’bëri asgjë. Jo kam borxhe, jo sa të dal mbi ujë s’ua harroj, bëmë gjithë ato skandale, ia dhamë pa lekë, ndryshuam ligjet e shtetit për të, ai thuajse asgjë. Vetëm llafe. Me llafe jemi ngopë xhano, na lër rehat. Të futemi njëherë në qeveri, pastaj shohim. Tani pa hyrë nuk dihet se ç’ndodh.
- Po kishte kap dhe Fevziun mo burr, i kishte thënë: “Ma rregullo këtë punë, se do të rregulloj intervistë me Berluskonin, Galianin, madje dhe Veltronin që t’i bësh karshillëk Ramës, t’i thuash, ja Veltroni iku dhe nga bashkia dhe nga partia, ti pse s’ikën? Ma ka ngref dhe Fevziun tani, Metën po, unë du ndonjë lek. Shihe njëherë mo burrë, se s’i dihet, bëhet gjë.