E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri merr masa për mitingun e opozitësNga Antena brenda familjesSandri ka ditë që ka parkuar furgonin e TV Klanit te sheshi “Nënë Tereza” dhe ka vendosur kamerat në çatinë e korpusit të universitetit. Pasi u konsultua me regjisorin, pika më e mirë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri merr masa për mitingun e opozitësNga Antena brenda familjes

Sandri ka ditë që ka parkuar furgonin e TV Klanit te sheshi “Nënë Tereza” dhe ka vendosur kamerat në çatinë e korpusit të universitetit. Pasi u konsultua me regjisorin, pika më e mirë që merret nga lartësi e madhe që të tregojë sa më pak veta në bulevard mbetej tarraca e korpusit të universitetit. Për t’i dalë të keqes përpara, ka parkuar furgonin prej dy ditësh dhe ka bërë instalimet. Operatori është porositur të filmojë sheshin një orë para mitingut, dhe pastaj të filmojë vetëm Edi Ramën dhe të ilustrohet me pamje të kohës kur sheshi ishte bosh.

I kënaqur me planin e tij të masave, mori në telefon doktorin.

- Ia kam q.. robt! E kam ngjitur kamerën në majë të universitetit që t’i duken dhjetë veta gjithsej, - i tha.

- Sandër, mirë ke bërë, është vend i mirë dhe i sigurt. Shiko, mos e u çudit, po mund të të shkatërrojnë furgonin. I njoh ata unë, janë njerëz vandalë. Ke bë mirë që i ke ngjit kamerat në majë të korpusit.

- Jo mo, s’e rruaj fare për atë unë, po thashë t’i kap nga lart, se duken pak dhe përdorim vetëm ato pamje pastaj.

- Sandër, ke bërë mirë. Shiko, opozita duhet me u respektu dhe protesta duhet të respektohet, por jo kërkesat e tyre. Ata kërkojnë të hapin kutitë. Me u hap kutitë, atëherë bëhet rrëmujë gjithçka. Nuk e kam hallin se na ikin ne dy-tre deputetë, por ikën Ilir Meta. Ai e di që i ka shtu vota Ilir Metës në Tiranë dhe do të hapë kutitë. Se ai ka bërë krim elektoral. Po ne s’do ta dënojmë. Ne do ruajmë gjakftohtësinë.

- Jo mo, ç’kuti kërkon ai? As mos t’i shkojë mendja. S’do me hy në zgjedhje, të mos hyjë. Nxjerrim prapë Ilirin në opozitë, vetëm kemi pushtetin dhe i japim këtij 40 për qind. Na plasi trapi për atë.

- Sandër, …mirë, dakord, jo, shiko, ne, dëgjo, opozita ka shumë rëndësi, po jo si sillet ai. Jo, s’mund ta toleroj. Nuk prek shtetin ligjor unë për atë. Jo, e ka gabim shumë. Dakord, ke të drejtë. Çfarë thuhet ndonjë gjë tjetër?

- Po hiç, mirë duket puna. S’ka për t’i ardh njeri atij në shesh. Takova dhe Spartak Ngjelën. I thashë, s’ka për të ardh njeri në shesh… “Mos u nxito, - më tha. - Nesër flasim”. Me atë gjuhë që përdor Rama, i thashë, nuk vjen njeri në shesh. Ai kërkon luftë. Nuk del njeri në shesh për luftë. Po më dhjeu së qeshuri se më tregoi një histori me gjyshen.

- Çfarë historie Sandër?

- “Kur zihesha me Kiçon unë, - tha, - rrija me gjyshen. Dhe kur merrja ndonjë vajzë në shtëpi, e fusja te dhoma e gjyshes, e nxirrja gjyshen jashtë. Gjyshja, sa herë dilte jashtë, rrinte pas derës dhe çdo dhjetë minuta i binte derës. E hapja unë. “Spartak, të keqen, mos i bëj gjë çupës”, - më thoshte. Mirë e ke moj gjyshe, i thosha, nuk i bëj, por po nuk i bëra gjë, nuk më vjen më asnjë nga këto në shtëpi. Dhe kjo punë kështu e ka, - më tha. - Po nuk bëri gjë nesër, mërziten njerëzia, nuk vijnë më. Ndaj duhet zjarr.”

- Sandër, qenka e rrezikshme. D.m.th., ai paska paralajmëruar trazira. Jo, këtë duhet ta thuash ti. Ti duhet të bësh një koment në TV, të thuash që ata duan gjak, duan trazira, kanë themeluar Forumin për Demokraci… Ta paska thënë vetë ai.

- Po si ta shkruj doktor, se kjo që tregoi ai është histori seksi me femra. Si t’u them njerëzve unë që nënkupton luftë.

- Sandër, dëgjo, ai ta paska thënë qartë. D.m.th., ata duan luftë. Jo, ti duhet ta thuash këtë. S’ka si të mos e thuash. Është fakt ky. Jo, kjo duhet denoncuar.

- E denoncojmë doktor, po kam hall se mos marrin zemër këta socialistët dhe i hyjnë Kryeministrisë me molotov.

- Sandër, s’janë për molotov ata. Ata që hidhnin molotov, sot i ke para PD, duan të bëhen doganierë. Këta të këtij nuk janë për ato punë, por, sidoqoftë, ti duhet t’i denoncosh. Jo, se ta ka thënë vetë, jo për gjë.

- Dakord, doktor, po e shkruaj... Po sikur t’ia thuash Fevziut ta bëjë koment në lajmet e treshit, se ka qejf ai të dalë te banaku.

- Shiko, Fevziu … dakord dhe Fevziu, mirë. po dëgjo… më mirë bëje vetë. Se ky Fevziu e ka pak të vështirë të flasë, kur nuk dihet se ç’ndodh. Pastaj ka dhe atë hallin e emisionit. Shiko, bëje komentin vetë, dëgjomë mua. Se ti ke dhe faktin.

- Dakord, doktor, po e bëj. Po shiko, mos ma nis më mirë me faks ajo sekretarja jote, se dallohen më qartë germat, kur e dërgon me faks ajo.

- Mirë, Sandër, ta nis ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›