E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështimi i qeverisë me kontrollin mbi territorinNga “Faktori Plus”Historia e dështimit të qeverisë mbi kontrollin e territorit në zonën turistike më të afërt me kryeqytetin është një bilanc i qartë i dështimit të shtetit përballë ofertës së korrupsio

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Dështimi i qeverisë me kontrollin mbi territorinNga “Faktori Plus”

Historia e dështimit të qeverisë mbi kontrollin e territorit në zonën turistike më të afërt me kryeqytetin është një bilanc i qartë i dështimit të shtetit përballë ofertës së korrupsionit.

Në vitin 2005 kryeministri, Sali Berisha, premtoi kontroll mbi territorin dhe prishje të ndërtimeve 100 metra afër detit në zonën e Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, por pas vitit 2005 në vend të kioskave apo ndërtesave 3-katëshe aty mbinë ndërtesa 18-katëshe dhe një dendësi anormale e pallateve duke shkatërruar çdo kondicion urbanistik. Shpjegimi i vetëm për këtë dështim është se shteti u kap nga interesat e biznesit që po zapton këto territore në mënyrë antiligjore. Dështimi i qeverisë në kontrollin e territorit ka çuar në krijimin e shumë problemeve zinxhir, siç është furnizimi me ujë të pijshëm, ndotja nga ujërat e zeza dhe bllokimi i infrastrukturës së qarkullimit të rrugor.

Disa aksione të qeverisë për të luftuar korrupsionin, kanë rezultuar të dështuara. Arrestimi i kryetarit të komunës së Golemit, Demir Lika, në vitin 2006 dhe arrestimi i një ish-deputeti të Partisë Demokratike, Flori Bajrami, për atë që konsiderohet abuzim me lejet e ndërtimit në Shkëmbin e Kavajës, janë veprime të dëshpëruara që bazohen po ashtu në interesa klienteliste dhe jo në qëndrime parimore të shtetit kundër abuzuesve në terren.

Dështimet në kontrollin mbi terrenin po thellohen më tej me projektligjin për shitjen e trojeve të fshatrave turistike. Duke qenë se ligji për fshatrat turistike të dhëna me koncesion është shkelur në çdo nen të tij, qeveria po përpiqet të kthejë në aksionerë të këtyre fshatrave turistikë ata që kanë blerë jashtë rregullave banesa në këto fshatra, duke u dhënë atyre privilegjin të bëhen pronarë pa ankand në një nga pasuritë e mëdha të Shqipërisë.

Futja e qeverisë në spiralen e interesave të atyre që kanë arritur të vendosin kontrollin mbi territorin para qeverisë, është një shenjë e qartë e dorëzimit të saj para interesave të grupeve të biznesit dhe një perspektivë dëshpëruese për të ardhmen e turizmit në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›