E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri merr zyrë në ministrinë e OlldashitNga Antena brenda familjes Sandri gati i ndërpreu pushimet në SHBA pas njoftimeve se kompania e tij fantazmë e rrugëve mund të rrezikonte të mos merrte tenderët që i kishte premtuar doktori. Bëhej fjalë për

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri merr zyrë në ministrinë e OlldashitNga Antena brenda familjes

Sandri gati i ndërpreu pushimet në SHBA pas njoftimeve se kompania e tij fantazmë e rrugëve mund të rrezikonte të mos merrte tenderët që i kishte premtuar doktori. Bëhej fjalë për lotin 10 të rrugës Plepa-Rrogozhinë dhe lotin 3 në Peshkopi, të cilin e ka marrë ndërkohë, megjithëse ende nuk është regjistruar në Shqipëri.

Shkaku që Sandri ndërpreu pushimet kishte të bënte pikërisht me njoftimet se disa firma shqiptare po ankoheshin kundër tij, dhe ankesat dihet që ishin qesharake. Ato akuzojnë Sandrin se firma e tij fantazmë nga Italia nuk është regjistruar në QKR, pra nuk është subjekt fiskal në Shqipëri. Me këtë duan t’i bëjnë presion drejtorit të Licencave në ministrinë e Olldashit, pse i ka njësuar licencën firmës së Sandrit, kur ajo ende nuk është regjistruar në Shqipëri.

- Këta janë k..! - tha Sandri. - Këta duan që unë të regjistrohem në QKR që të më çajnë trapin pastaj, të më thonë, ke firmë ndërtimi dhe merr tenderë. Pse, bole jam unë si këta që vënë emrat? Më rrujn trapin mua, jo të më kapin me letra.

I nervozuar siç ishte, sa u kthye nga Rinasi, shkoi drejt e në zyrën e Olldashit. Ndenjën rreth tri orë brenda. Për ta siguruar kishte marrë me vete dhe Bashkimin, një tjetër biznesmen i familjes Berisha, i cili ka nisur dhe ai nën shembullin e Fahriut dhe Sandrit të ndërtojë rrugë pa patur firmë rrugësh. Prej 2007 deri tani ai ka marrë rreth 60 milionë euro rrugë pa pasur CV e duhur për to.

- E mo Bashkim, i shikon ca k.. janë apo jo?! Thonë që s’keni CV për rrugë. Po kush i jep rrugët, i them unë, a i jep doktori? Ai i bën telefon Sokolit. Po çfarë CV duan këta, kur unë mund të shkoj te doktori, ai i bën telefon Sokolit dhe ja, mbaroi. CV e k…! Se ku i kanë gjet këto rregulla. Po kam për t’ua q… robt, po e hapën gojën më. Se para 28 qershorit i duroja, po tani s’kam ndërmend t’i fal më.

- Jo mua s’më kanë bërë fjalë, - tha Bashkimi. - Kam marrë nga një lot në çdo rrugë dhe s’më kanë bërë fjalë. As për cilësinë s’më kanë thënë gjë. Ja, ai loti i Borshit në Bregdet që bëra unë, vërtet ishte me cilësi të keqe, po i thashë doktorit, i thashë, e kemi për herë të parë, do na falësh. Këto të tjerat do t’i bëjmë më mirë. Po s’më kanë dhënë shumë. 60 milionë euro. Fahriu ka marrë 120, - tha Bashkimi. - Unë e ti së paku duhet të marrim nja 200 së bashku, se është turp.

- Po mo po, as e diskutoj fare unë, s’e rruj për këta k…, po isha me pushime dhe m’i kanë bërë punët rrëmujë. I thashë këtij Andi Tomës, mos më detyro të të marrë doktori në telefon, se do kesh probleme pastaj. “E di, e di, - më tha, - po të paktën regjistrohu në Shqipëri, se s’ke asnjë makineri, asnjë NIPT, asnjë inventar, vetëm disa letra të printuara nga interneti.” Ore qenke k.. ti, i thashë. Po, po nuk mora unë rrugë, kush do marrë? Këta Salillarët e “Albavia”-s se ç’janë ca legenë kot, që vinin pas derës sime, kur ishte Meta kryeministër, më luteshin t’i takoja me Kol Nakon. Ata b…q… do marrin rrugë para meje?! Po ata i shkrij fare unë. Le se ç’ishte një kot fare, një Harizaj. Ishte ankuar ai për lotin 3 në Rrogozhinë. I thashë Andi Tomës, po nuk tërhoqi ankesën, do t’i q… robt, dhe e bindi ai. Le ta kruajnë po deshën.

- Të drejtë ke, - tha Bashkimi. - Unë kam punuar mirë me qeverinë, po të vonojnë paratë mo burrë. KESH-i më ka 15 milionë euro, Olldashi nja 60 milionë euro, ky i ujësjellës-kanalizimeve nja 40 milionë euro. S’di kur do na i japin mo burrë, se jemi keq.

- Ore, për të marrë të kesh, pa një ditë mund t’i marrësh. Unë budallai u kujtova vonë. Ta kisha bë këtë punë që në fillim si Fahriu, do kisha 300 milionë euro tani. Le që dhe atë të “Bechtel”-it e kisha marrë vetë. Ia kisha q… robt, po u kujtova vonë.

Olldashi, i cili i dëgjonte të dy duke pirë cigare, priti sa vajti ora 3 pasdite dhe iu lut Sandrit të dilnin tani, se mbaroi orari zyrtar.

- Ore s’të iki këtej unë pa të marrë pesë rrugë. Kam fol me doktorin, i dua ato sa më shpejt. Këtu më ke nesër, ose rrugët, ose do marr zyrë vetë këtu. Ndryshe gati është Lul Basha, se më kapi dhe vëllai i vet sot, më tha: “Vëre Lulin ministër, se s’ke nevojë t’i shkosh në zyrë, i bën vetë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›