SHBA i kujton Berishës imunitetin e deputetëveNga Tema Një zyrtar i lartë amerikan i ka kujtuar qeverisë Berisha heqjen e imunitetit për zyrtarët, kur ata bëjnë shkelje. Zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Stuart Johns, tha gjatë dësh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
SHBA i kujton Berishës imunitetin e deputetëveNga TemaNjë zyrtar i lartë amerikan i ka kujtuar qeverisë Berisha heqjen e imunitetit për zyrtarët, kur ata bëjnë shkelje.
Zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Stuart Johns, tha gjatë dëshmisë në Komisionin amerikan të Helsinkit se SHBA inkurajon qeverinë shqiptare që të mbështesë institucionet e pavarura të drejtësisë dhe të heqë imunitetin në raste të rëndësishme.
“Ne vazhdojmë të inkurajojmë qeverinë që të rrisë më tej mbështetjen për një gjyqësor të pavarur dhe për institucionet e hetimit, si dhe të heqë imunitetin parlamentar për rastet e shkeljeve. Për më tepër ne do vazhdojmë të punojmë me kryeministrin, Sali Berisha, që formoi qeverinë në fillim të këtij muaji që të thellojmë fokusin e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit zyrtar dhe rrjeteve të krimit të organizuar dhe që të ndërtojmë institucione të pavarura, transparente, të qëndrueshme dhe eficiente. Të tilla reforma do bëjnë që të avancojë kërkesa e Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE, kërkesë e bërë në prill”, - tha Johns.
Kryeministri shqiptar ka në kabinet dy ministra që kërkohen nga drejtësia dhe që kanë arritur të shpëtojnë prej saj përkohësisht duke përdorur disa manovra procedurale. Vetë Berisha ka ushtruar presion ndaj këtyre organeve të drejtësisë, si në rastin e ligjit të lustracionit.