“100 ditë historike për vendin”
Kreu i qeverisë i quajti historike 100 ditët e para të kabinetit qeveritar të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Në komunikimin e djeshëm me mediat ai përmendi vendimin për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për aplikimin në BE, vendimin për heqjen e vizave sapo të plotësohen kushtet dhe dërgimin e pyetësorit nga Komisioni Evropian. “100 ditëshi që lamë pas është viti i vendimeve historike që BE ka miratuar për Shqipërinë. Ky 100 ditësh u karakterizua nga një mirëbesim total i Brukselit, i KE, presidencës së BE, Këshillit të Ministrave të BE dhe Parlamentit Evropian ndaj maxhorancës në pushtet. Më 16 nëntor ministrat e Jashtëm vendosën të pranojnë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE”, ka pohuar Berisha.