E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri nis revanshin në emër të doktoritNga Antena brenda familjesSandri dje e humbi durimin. Ndryshe nga Flamuri që ruajti gjakftohtësinë për një vit, ai nuk duroi dot. Mori telefonin dhe vendosi të kërcënojë. E nisi me drejtorin e gazetës “TemA”. I

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri nis revanshin në emër të doktoritNga Antena brenda familjes

Sandri dje e humbi durimin. Ndryshe nga Flamuri që ruajti gjakftohtësinë për një vit, ai nuk duroi dot. Mori telefonin dhe vendosi të kërcënojë. E nisi me drejtorin e gazetës “TemA”. I ra telefonit dhe, sa dëgjoi zë matanë, e mbylli prapë.

- Merre ti, - i tha Frangajt të vogël.

- Po ç’t’i them, - tha ai, - se nuk e kemi as këtu afër që t’ia fusja me celular si atij të Ora News?

- Merre, futi një të sharë, i thuaj, ti k..., ta tregoj unë ç’do të të bëj, do të të shkatërroj fare, do të të çoj për lesh.

- Mirë, - tha Frangaj i vogël.

E mori telefonin dhe doli prapë zëri në anën tjetër të telefonit.

- Desha të sqaroja ca gjëra me ty, - tha, - se shiko, ne jemi fis me emër dhe ti s’mund të na tallësh ne fisin, se ke thënë që babai im ka pas pasaportë diplomatike, po babai im s’ka dalë nga fshati… se ti ndoshta e ke, ngaqë shkruan ai Edisoni te gazeta jonë dhe thotë si duhesh vrarë dhe përdhunuar, por ne nuk ndërhyjmë në politikën e medieve tona, se jemi media të pavarura…

- Ik mor ti, mos u tall, - i tha drejtori i gazetës. - Çfarë Frangaj je ti që ke thënë katër fjali dhe s’ke përmendur asnjëherë fjalën k….?!

Dhe i mbylli telefonin.

Kaq i duhej Frangajt të vogël dhe i nisi nja pesë mesazhe që e shante me gjithë fjalorin e Sandrit.

Po inati nuk i doli me kaq.

Ia tregoi Frangajt të madh gjithë skenën. Sandri u xhindos. Mori telefonin.

- Doktor, m’u sos durimi, - tha. - Nuk mund të duroj, ke katër vjet që më thua prit, prit, mbaruan dhe zgjedhjet. Nuk mund ta toleroj më. Dëgjo, më lidh pak me atë Shkëlqim Hoxhën, atë Çimin e Brukselit, si i thoni ju, dhe i thuaj ka Sandri një punë me ty. Mos u përzie ti, se merrem vetë me të.

- Mirë Sandër, - i them unë. - Po shiko, nuk dua revansh politik Sandër, ti e di që unë nuk hakmerrem kurrë politikisht. Sidomos me medien. Çfarë nuk bëri gazeta “TemA” ndaj meje. Unë nuk u prek asnjë fije floku. Dhe makineritë e shtypshkronjës që i bllokoi policia nuk ia preku asnjeri. Aty i janë ndryshkur. Dhe s’ia ka prekur njeri. Të gjitha aty i ka. Epo, se janë për plehra, s’kam faj. Aty janë, s’ia ka prekur njeri. Më ka akuzu djalin për makinën, po të jesh i sigurt që makina ka marrë flakë vetë. E ka thënë policia, e ka thënë hetimi, unë s’merrem me llafe. Prandaj nuk dua hakmarrje, nuk dua revansh, të jemi në rregull.

- Jo, jo, mos ki merak, - i tha Sandri.

Pas pak u lidh me atë Çimin e Brukselit.

- Çimo, po ku je mo burrë, se s’jemi ulur ndonjëherë bashkë. Më mban mëri që atëherë që rrahët Paskal Milon në Bruksel, se unë atëherë isha me Metën. Po ja, tani u bëmë të gjithë bashkë. ǒkemi ndonjë gjë?

- Mirë Sandër, ça halli ke?

- Dëgjo vëllanë se fola dhe me doktorin, dhe më tha fol me Çimin dhe tregoji ç’t’i bëjë. Këtij të kazinosë në “Tajvan” duhet t’i q... robt, ta çosh për lesh. I thashë doktorit, sa mbaruan zgjedhjet, trefishoja taksat dhe ia trefishoi. Njëherë vitin e kaluar ia pesëfishoi. Po nuk e rruan ai. Shko prishja gjithë makinat, bëja copë. Ta marrë vesh mirë që e ka nga unë. Dhe thuaja që e ka nga unë.

- Fole me shefin ti?

- Po, po, fola, sa isha në zyrë të tij. Folëm gjatë dhe për ty. Më tha që “është djalë i mirë.” “Tek ai i kemi shpresat, - tha, - të na mbledhë ndonjë lek tani pas fushatës.” Bëj këtë punë, se të çoj unë në një vend më të mirë.

- Jo mo burrë, mirë jam këtu, ti vetëm fol mirë te shefi, se të tjerat t’i rregulloj unë.

- Jo, këtë hall kam unë, dua t’ia q... robt, ta çosh për lesh, se ka një mik ai që është kruajtur me mua. Po ta provojë të kruhet prapë. Se unë s’dua të përzihem vetë ore, se i q… robt, po ka bërë fjalë me këtë vëllanë e vogël.

- Mirë vëlla, i thuaj atij vëllait të vogël të më dërgojë një kamera dhe shkojmë bashkë në kazino dhe ta keni ekskluzivitet vetëm ju.

- I madh je Çimo, hallall e ke! Do flasë mirë vëllai për ty, mos ça kokë. S’i lë këtë plehrat të livadhisin unë. Se ata të Vizionit u kruajtën dhe ua çova ndërtesën e antenës për lesh dhe për karshillëk u thashë atyre të policisë ndërtimore, lëruani të tjerëve, prishuani vetëm atyre. Ore, ata e duan me dru, se nuk i dilet ndryshe, po ç’t’i bëj atij doktorit që është zemërbutë. Se unë ua q… robt. I madh je, hallall! Ja po ta çon vëllai kamerën dhe qaje fare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›