Fullani: Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re me FMN, por edhe për krediNga TemaGuvernatori i Bankës së Shqipërisë ka thënë dy ditë më parë se Shqipëria ka nevojë të vendosë një marrëveshjeje të qëndrueshme me FMN, e cila do të jetë e dobish
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Fullani: Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re me FMN, por edhe për krediNga TemaGuvernatori i Bankës së Shqipërisë ka thënë dy ditë më parë se Shqipëria ka nevojë të vendosë një marrëveshjeje të qëndrueshme me FMN, e cila do të jetë e dobishme për ekonominë shqiptare dhe për politikën e sigurimit të vendit, megjithëse vendi nuk përjeton kufizime likuiditeti dhe nuk kërkon fonde emergjente. Guvernatori Fullani i ka thënë agjencisë Dow Jones Newswires se ai priste një rritje “pozitive” në vitin 2009 dhe se ishte optimist rreth perspektivave afatgjata, se sheh një inflacion “të ekuilibruar”, që ka gjasa që për dy vitet e ardhshme të mbetet në kuadër të tolerancës bankare 2% deri në 4%.
Sipas Bankës Botërore, Shqipëria me një ekonomi prej 13 miliardë dollarësh do të jetë i vetmi vend në Evropën Juglindore që do të shmangë recesionin. Parashikimet e FMN janë që rritja ekonomike për Shqipërinë në 2009 të jetë 0.4% dhe 2% në 2010. “Të dyja këto shifra tregojnë një rritje ekonomike më të ulët se vitin e kaluar që ishte 6% dhe se parashikimet e qeverisë për një rritje ekonomike të këtij viti prej 4%”, - raporton Dow Jones Newswires në shkrimin e botuar në faqen online të “The Wall Street Journal”. Megjithëse, si të gjithë kolegët e tij në rajon, Fullani është i shqetësuar rreth deficitit fiskal. Ai thekson se sistemi financiar në Shqipëri është likuid mjaftueshëm për të financuar veprimtarinë ekonomike për të ardhmen e afërt. Guvernatori Fullani nuk ka nguruar të shprehë shqetësimet që po bëhen të prekshme për shkak të krizës botërore, pavarësisht se ai ka çmuar ecurinë ekonomike të vendit. Fullani ka thënë se një ndihmë ekonomike apo një kredi nga FMN do të ishte një shtysë shumë e mirë për të përballuar të gjitha vështirësitë e efekteve të krizës.
“Koha dhe sasia e fondeve që do të kërkohen më pas do të varet nga madhësia e krizës dhe impakti i saj në ekonominë tonë”, - tha ai. FMN ka ndërhyrë në disa vende të Evropës, dhe tashmë ka negociata për kredi me Serbinë, Bosnjën, Hungarinë dhe Rumaninë. Ndërsa për Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë, Bullgarinë dhe Kosovën ky opsion po merret në konsideratë.
Fullani ka shtuar se monedha e vendit, leku, ka gjasa të përballet me presionin për t’u zhvlerësuar, çka rrjedhimisht mund të ndikojë në inflacionin e çmimeve të importeve dhe atyre lokale. FMN thotë se inflacioni në Shqipëri këtë vit do të arrijë në 1.5%, dhe mund të rritet në 2.2% në 2010. Duke u bazuar në sfondin e zymtë global ekonomik, sidomos në Itali, me të cilën vazhdon gjysmën e eksporteve, Shqipëria ka të ngjarë të ketë “një rritje më të ulët dhe nën trendin e rritjes ekonomike për vitet e ardhshme”, - tha Fullani.
“Kriza e kredive mund të ketë ulur perspektivat afatmesme të rritjes ekonomike, - shtoi ai, - duke i bërë jehonë shqetësimeve të bankierëve qendrorë në të gjithë Evropën.”
Për Fullanin: “një pikë shqetësuese është ekuilibri i jashtëm i Shqipërisë”- shkruan Dow Jones Newswires. Deficiti i llogarive rrjedhëse ka arritur 15% e GDP vitin e kaluar. Kjo nuk është më e larta për rajonin, por është e pambrojtur në territorin e dy shifrave.
Deri tani nuk ka shenja që Shqipëria po orvatet të thithë fonde të huaja në ndryshim nga shumë vende të Evropës Lindore, të cilat janë përqendruar fuqishëm në fushën e shkëmbimeve tregtare gjatë muajve të fundit, ndonëse që të gjitha këto vende ndryshojnë shumë nga Shqipëria: që të gjitha këto vende janë tashmë në recesion ekonomik e Shqipëria jo.