E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja ekonomike për 3-mujorin e parë është vetëm 1 për qindNga Fitim Zekthi Rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti ka qenë 1.1% krahasuar me 3-mujorin e fundit të vitit që kaloi. Instituti i Statistikave tha dy

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rritja ekonomike për 3-mujorin e parë është vetëm 1 për qindNga Fitim Zekthi

Rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti ka qenë 1.1% krahasuar me 3-mujorin e fundit të vitit që kaloi. Instituti i Statistikave tha dy ditë më parë se rritja ekonomike për 3-mujorin e parë të këtij viti është 6%. Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se INSTAT ka kryer një matje të rritjes ekonomike me anë të sondazheve dhe shifra e përftuar prej tyre e llogarit rritjen krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar. Rritja ekonomike 3-mujore e paraqitur nga Instituti i Statistikave kështu ka mundur të fshehë faktin që rritja ekonomike është 1.1%.

Ministria e Financave në bazë të llogarive të saj është e bindur se rritja ekonomike e vendit gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit që kaloi nuk tregon ndonjë gjë të madhe veç kahjes së ecurisë ekonomike. Treguesi më i saktë dhe më domethënës për rritjen ekonomike në çdo 3-mujor është ai që e krahason atë me 3-mujorin pasardhës. Burime të Ministrisë së Financave thanë dje se vendi ka rritje ekonomike, ekonomia po shfaqet elastike dhe rritja është e moderuar. Për 3-mujorin e parë, krahasuar me 3-mujorin e fundit të vitit që shkoi, kishim një rritje afërsisht me 1.1%. Krahasimet e treguesve ekonomikë kanë kuptim, kur ata iu referohen segmenteve kohore paraardhëse. Një vend hyn në recesion, kur rritja e dy 3-mujorëve njëri pas tjetrit është negative. Pra kemi të bëjmë me tregues të rritjes ekonomike që i referohen dy 3-mujorëve ngjitur. Pa diskutim që sondazhi i Institutit të Statistikave ka vlerën e tij, pasi ai tregon se vendi ka një ekonomi që është duke ecur në kahun pozitiv, por ai nuk tregon ritmin, me të cilin po ndodh kjo rritje.

Të gjitha vendet e botës, të cilat kanë zyra statistikash serioze, paraqesin të dhëna mbi rritjen ekonomike, prodhimin, numrin e vendeve të punës për çdo 3-mujor duke iu referuar 3-mujorit të mëparshëm. Madje në tregues si numri i vendeve të punës ka të dhëna edhe mujore, të cilat krahasohen vetëm me muajin paraardhës. Byroja Qendrore e Punës në ShBA paraqet çdo muaj numrin vendeve të punës që po humbet në këtë vit të krizës ekonomike. Po ashtu, Departamenti i Thesarit dhe Banka Qendrore paraqesin shifrën e rritjes ekonomike duke e krahasuar atë më 3-mujorin e mëparshëm. Këtë gjë janë duke e bërë të gjitha vendet. Rritja ekonomike në Shqipëri ka qenë gjithnjë një çështje që ka ngjallur debat dhe shifrat mbi të janë interpretuar shumë gjatë, megjithatë është e nevojshme të thuhet se ato kanë kuptim, kur jepen të tilla që të jenë pranë së vërtetës dhe të krahasohen me segmentet kohore paraardhëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›