E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, probleme me Fevziun për udhëtimin e doktoritNga Antena brenda familjesFevziu i kërkoi Sandrit me urgjencë të nisej në Bruksel. Sipas traditës, të enjten e tretë të çdo muaji doktori duhet të jetë në emisionin “Opinion”, dhe e enjtja e tretë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, probleme me Fevziun për udhëtimin e doktoritNga Antena brenda familjes

Fevziu i kërkoi Sandrit me urgjencë të nisej në Bruksel. Sipas traditës, të enjten e tretë të çdo muaji doktori duhet të jetë në emisionin “Opinion”, dhe e enjtja e tretë e këtij muaji, atë nuk e gjeti në Shqipëri. Fevziu kërkoi të nisej urgjent për në Bruksel.

- Nisu, i tha Sandri, por ç’ka ndonjë gjë të re që duhet ta bëjmë patjetër emisionin?

- S’ka rëndësi Sandër. Është e enjtja e tretë. Gjithë njerëzit presin ta shikojnë tek Klani. Po nuk e panë, do thonë diçka ka ndodhur dhe hajt sqaro njerëzit pastaj. Se këta të Top-it nuk po lënë gjë pa shpifur duke thënë që doktori tani do më shumë Top Channel se Klanin.

- S’kanë faj ata b…q… se i kam lënë shumë rehat kohët e fundit. Po do merrem prapë me ata. Se po i ha gjobat Koço dhe Dulaku, shpëtuan këta. Po mos mendojnë se i kam harruar. Po nuk na i dorëzuan gjithë aksionet e Supersportit, ua tregoj unë qejfin atyre b…q… Pse ashtu thonë ë, që doktori do më shumë ata… çfarë pisash. Ik q… robt, nisu me charter po deshe.

- Jo mo burrë se e kam prenotuar unë biletën, kam dy javë se e dija që do ishte në Bruksel, po kam hallin e këtij vullkanit që ka shpërthyer.

- Po ik mo burrë se s’të gjen gjë nga vullkani. Ra presidenti i Polonisë me avion, do dhjetë vjet të bjerë një tjetër tani.

- Në fakt ishte burrë i mirë Sandër. Kisha folë me të një herë, dhe e kisha lënë për një intervistë. Më kishte premtuar se do të ma jepte pas kthimit nga Rusia, ku do përkujtohej masakra e Pyllit të Katinit. U çudit shumë kur i thashë unë që një gjyshi im ka qenë mik me Nopçen, një polak që ka bërë hartën gjeologjike të Shqipërisë dhe ka marrë pjesë dhe në Konferencën e Triestes. Më kërkoi dhe emrin e gjyshit dhe u çudit se si familja ime kishte lidhje të vjetra me Poloninë. U shokova në fakt kur mësova që vdiq. I bëra një mesazh të vëllait, se dhe ai ka qenë kryeministër i zoti në fakt.

- Mos ja q.. nënën tani se mos më kërkon pare dhe për Poloni, ik në Bruksel një herë.

- Jo mo burrë, për muhabet ta thashë. Ika, flasim nga Brukseli.

Dje në mbrëmje Fevzo ishte në hall.

Pasi mbaroi intervistën me doktorin, e cila u transmetua e gjitha direkt me satelit, ndodhi dhe ajo që pritej. Nga Brukseli u pezulluan fluturimet dhe doktori u nis me makinë për në Shqipëri. Fevziu u mat të nisej bashkë me të, por në të vërtetë përtonte.

Sandri e merrte vazhdimisht në telefon.

- Si e le doktorin vetëm mo burrë, i tha. Do kishe bërë alamet reportazhi. Është historike që ai po kthehet me makinë. Është hera e dytë që një udhëheqës shqiptar kthehet me makinë nga një takim ndërkombëtar. I pari qe shoku Enver që u kthye nga Moska me tren kur u zu me Hrushovin. Deshën ta helmonin dhe ai u iku me tren. I dyti është doktori. I çanë trapin ata për reforma atje, jo për paqe me opozitën. Do t’i ketë shkuar në mendje, që këta më kollaj e kanë të më heqin mua qafe se sa të zgjidhin krizën politike dhe ia ka futë me makinë.

- Po jo mo burrë, çfarë thua ti. Fola unë me këta të gjithë. E takova Fylen. I thashë hiqni ato vizat mo burrë se latë nam. Me tha, Fevzi, në tetor jeni pa viza. S’kemi ç’i bëjmë Bosnjës, tha, se kanë zgjedhjet do tua heqim dhe ju. I thashë dhe atij presidentit që takoi dje doktori, po ishte i painformuar. Erdhi dhe ai Pjer Mirel të më jepte dorën, po s’i fola atij legenit se ka folë keq për ne ai legeni. Ka thënë që Berisha ka mbyll gazetën Tema me gjoba dhe dhunë dhe i jep para Klanit. Ma tha pak dhe doktori. S’i fola fare legenit pastaj.

- Mirë ia paske bërë b…q… Hajt se ia tregoj unë kur të vijë prapë në Tiranë. Shiko si do t’ia bëjmë doktorit mo burrë, të bënim një reportazh për këtë udhëtimin.

- Po ça të them unë Sandër, ja po shikoj mos ka ndonjë avion për Lubjanë dhe po dal ta pres atje dhe po e vazhdoj udhëtimin me të deri në Shqipëri. Se është gjatë Sandër. Bëhesh dhe me djersë. E di ç’i thonë 2200 km rrugë. Të nxihet jeta. Dhe s’ke ku fle rrugës mo burrë. Janë ca hotele kot me katër yje. Mua s’më zë gjumi në ata. Po i bie shkurt po dal në Slloveni dhe po vazhdoj rrugën se 8 orë është andej. Po e bëj një reportazh, mirë e ke se është historike.

- Bëje se mi ngrite nervat me këta b…q… e Top-it që thonë doktori do më shumë ata tani. Ke të fala dhe nga Gimja. E more vesh që e kanë rrahur ca b..q.. në bllok tek ai lokali My Baby, se kishte parkuar makinën. Ua gjetëm emrat sot. Nesër u dërgojmë tatimet, ua mbyllim lokalin. Bile i thashë dhe Ritvanit, kalua në biznes të madh, të varen nga kunati i Gimes t’ua q… robt. Jo, s’ka nevojë, tha, se ua mbyll dhe kështu. Ritvani është bërë dora jonë tani.

- Ça thu mo burrë, si mo paskan rrahë Gimen. Ky është skandal Sandër. Duhet të reagonit. Se po kaloi në heshtje, bëhet rrugë dhe pastaj e rrahin prapë. Ça thu mo burrë? Mirë, ja po iki me avion ta arrij rrugës doktorin.

- Ik Fevzo, kujdes doktorin se Gimen e kam merak vetë. Ua q… robt atyre nesër. Përse i kemi tatimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›