Galeria e Arteve, ekspozon magjinë e pikturës botërore klasike dhe moderne
"Bukuri klasike” dhe “Atmosfera të Shek. XX” nga koleksioni në Ca’ La Ghironda në një ekspozitë
Pikaso, Van Dik e Shagall janë ekspozuar mbrëmë në muzeun e artit viziv shqiptar prej koleksionit të mjekut italian Francesko Martani me kryeveprat e famshme në vlera të pallogaritshme. Në kuadër të sezonit "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi”, organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë mbrëmë është zhvilluar në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë përurimi i dy ekspozitave prestigjioze të artit: "Bukuri klasike” dhe “Atmosfera të Shek. XX” nga koleksioni në Ca’ La Ghironda. Këto janë piktura tepër të çmuara dhe me vlera të mëdha artistike të cilat ekspozohen për herë të parë në Shqipëri. Përzgjedhja është kryer nga GKA dhe Qendra Kulturore “Ca La Ghironda”. Në këto 20 vite artistët e pikturës janë krenuar përballë njëri tjetrit dhe të njohurve me faktin që kanë parë një vepër të Pikasos, Van Gogut, Kandinskit apo Monesë e Gojës në origjinal në Muzeumin e Luvrit, Nju Jorkut, Firences apo Londrës. Për dhjetë ditë radhazi në Galerinë Kombëtare të Arteve jo vetëm artistët por kushdo mund të shikojë magjinë e disa titanëve të Pikturës Botërore klasike dhe moderne.
Që nga çasti ekspozimit artistët dhe shikuesit mund të krenohen plotësisht se kanë parë piktura që vlerësohen në miliona euro të Pablo Pikasos, Mark Shagalli, Pol Klee apo Andi Warhool në versionin origjinal në Galerinë e Tiranës. Ekspozita është e ndërtuar në dy seksione: seksioni i parë i ekspozitës me titull “Shkëlqime Klasike” paraqet vepra të autorëve më të njohur Italianë të shekullit të XVI dhe XVII, ndër të cilët artistë si Francesco Raibolini njohur si Francia ( Françesko Raibolini - França), Guido Reni, Annibale Caraçi ( Anibale Karaçi), Giovan Francesco Barbieri i njohur si Guercino ( Xhovan Françesko Barbieri njohur si Guerçino). Pjesë e këtij seksioni është edhe një vepër nga artisti i famshëm flamand i shekullit XVII Anthony Van Dyck ( Anton Van Dik). Ky seksion është një përzgjedhje e kujdesshme e shkollave të ndryshme të qyteteve italiane, si ajo e Bolonjës, Romës, Venecias apo Napolit. Temat e trajtuara në këtë seksion janë: fetare, tema të antikitetit romak si edhe peizazhi. Seksioni dytë i kësaj ekspozite me titull “Atmosfera të Shekullit XX”, paraqet pothuajse të gjitha kërkimet artistike gjatë shekullit të shkuar. Shekulli XX njihet si shekulli i eksperimentimit maksimal në art, dhe ky seksion është një përzgjedhje më qëllim për të ofruar para publikut të GKA, vepra që përfaqësojnë disa nga rezultatet e këtyre kërkimeve dhe tendencave. Ky seksion përmban vepra nga artistët më të famshëm italianë dhe botërorë të shekullit XX, si Kazimir Malevich, Giorgo de Chirico, Giorgo Morandi, Rene Magritte, Piet Mondrian, March Chagall, Joan Miro, Pablo Picasso, Francis Bacon, Lucio Fontana, Andy Ëarhol , Jean Michel Basquiat. etj…Të dyja seksionet e kësaj ekspozite përmbajnë vepra origjinale të autorëve të sipërpërmendur. Ekspozita vazhdon me piktorë abstraktë si Mafai (Shkolla romane), Pistoletto (Arti i Varfër) Gnoli (Pop Art), Fontana, Campigli e të tjerë. Falë veprave të piktorëve të mëdhenj italianë, por edhe të atyre ndërkombëtarë si Andy Uarhol dhe Marc Chagall, mund të përshkohen pesë shekuj pikturash të mëdha nga shek.XVI deri në shek. XX. Kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, Fondacionin Ca`La Ghironda dhe është mbështetur financiarisht nga Fondacioni i Artit të Bankës Bujqësore të Mantovës, Bashkia e Bolonjës, Bashkia e Mantovës. Në ditët që do të pasojnë, përsëri në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, këtyre dy ekspozitave të pikturës do t’i shtohet një tjetër ekspozitë mbresëlënëse, e frymëzuar nga jeta e kampionit të madh automobilistik Tazio Nuvolari. Ekspozita "Kur shkrep Nuvolari - histori, shpejtësi, pasione" nëpërmjet fotografive të shumta, disa prej të cilave janë bërë nga vetë Nuvolari do të sjellë edhe një herë në mendje jetën emocionuese të kampionit. Dy makina antike dhe një motoçikletë të cilat janë ngarë nga Nuvolari do të ekspozohen gjatë të gjithë periudhës së ekspozitës.
"Tirana Music Festival" në Akademinë e Arteve
Mbrëmë në Akademinë e Arteve në Tiranë është hapur Festivali i Muzikës në edicionin e tij të pestë. Kjo festë e muzikës instrumentale është hapur me "Koncertin për klarinetë" të Artie Shaw. Është menduar nga organizatorët të jetë premierë në 100-vjetorin e lindjes së muzikantit amerikan. Festivali i ideuar nga Açademia Musicale Internazionale, me qendër në Peruxha, në bashkëpunim me Akademinë e Arteve në Tiranë, mbërrin në jubileun e pestë me një numër të reduktuar koncertesh dhe më pak bursa për muzikantët e rinj. "Është numër më i vogël i masterclasse-ve dhe koncerteve, kjo për shkak të krizës që ka prekur Shqipërinë. Pa ndihmën konkrete të tri partnerëve kryesorë të këtij viti, festivali nuk do të zhvillohej fare", shpjegoi drejtoresha artistike pianistja Marsida Koni. Numri i koncerteve dhe programet e pasura që u evidentuan në katër edicionet e kaluara të "Tirana Music Festival", një aktivitet që mbështet muzikantë të rinj në Shqipëri duket se janë reduktuar në këtë edicion të pestë të tij. Gjithçka që mund t’i ofrojë artdashësve dhe studentëve këtë vit ky festival është një reduktim koncertesh, program i cunguar dhe më pak bursa për studentët shqiptarë.
22 Prill 2010