E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora në rrezik, pritet pylli, ngrihet port kontenierësh Nga "Faktori Plus" Mbi 480 hektare pyll prane qytetit te vlores, po rrafshohet pasi aty eshte projektuar te ngrihet nje park i madh konteineresh. Rreth nje vit me pare, ne kulmin e fu

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Vlora në rrezik, pritet pylli, ngrihet port kontenierësh Nga "Faktori Plus"

Mbi 480 hektare pyll prane qytetit te vlores, po rrafshohet pasi aty eshte projektuar te ngrihet nje park i madh konteineresh. Rreth nje vit me pare, ne kulmin e fushates elektorale per zgjedhjet e përgjithshme, permes një projekti te miratuar ne menyre te dyshimte, pylli i Sodës u shpall zonë e lirë. Dhe kjo zonë sot jepet me qera me nje cmim qesharak, vetëm një euro metri katror. Ndertimi i parkut te konteniereve, behet pak metra larg petroliferes e cila tashme eshte nje veper e perfunduar por me kosto te larte per ta vene ne pune.

Mbi 10 mijë rrënjë të pishave të mbjella në këtë zone, te njohur si pylli i sodes per shkak te ish fabrikes se sodes kaustike, tashmë jane zhdukur. Nuk mjafton që një pjesë e mirë e pyllit, te konsideruar si mushkeria e qytetit bregdetar, është mbuluar nga mbetjet inerte nder vite por vazhdojne ende të priten pishat.

Kjo nuk është e vështirë të konstatohet edhe me shikim të lirë.

Si shenje reagimi ndaj kesaj situate te rende, banore te Vlorës kanë protestuar në zonën e Pyllit të Sodës, duke denoncuar kete projekt te rrezikshem. Mes protestuesve kanë qenë të pranishëm edhe deputetë opozitare.

Përfaqësues të Aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës kanë sjellë edhe njëherë në vemendje rrezikun që i kanoset pjesës së gjelbër të qytetit. Më shumë transparencë është kërkuar edhe nga përfaqësues të shoqatës “Labëria”, të cilët kanë denoncuar edhe më parë masakrën që po kërcënon Vlorën dhe bregdetin e saj.

Deputeti socialist Eltar Deda, akuzoi qeverine se 2 javë nga celja e sezonin, jo vetëm nuk po jepen investime në ndihmë të turizmit, por po pengohen edhe ato që janë në zbatim.

Pylli i Sodës, përbën një potencial, që do të cënohet dhe rrëzon atë që thuhet për Vlorën, duke e identifikuar si një zonë prioritare turistike. Por turizmi ne kete zone eshte i kercenuar pas ndertimit te TEC-it. Vlera e kesaj vepre enegjitike, qe vihet ne pune me nafte shkoi në rreth 100 milionë euro. Megjithate kostoja e energjisë që prodhohet me kete sistem eshte disa herë më e larte se ajo e tregut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›