E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista me 427 emrat e ish-të përndjekurve që do të marrin dëmshpërblim

Qeveria miratoi shumën për secilin emër që ka përzgjedhur Ministria e Drejtësisë

Laureta Rryçi

Qeveria miratoi dje listën me 427 emrat e ish-të përndjekurve që do të përfitojnë dëmshpërblim. Sipas vendimit të qeverisë shuma e llogaritur do të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë. Lista me emrat e përfituesve po botohen me të dhëna të plota në numrin e sotëm të gazetës “Albania”. Lista është përzgjedhur fillimisht nga specialistët e Ministrisë së Drejtësisë që merren me shqyrtimin e dokumentacionit. Më pas lista ka kaluar në Ministrinë e Financave ku dhe janë bërë kalkulimet se sa para duhet të merrnin duke iu zbritur përfitimet e mëpërpashme. Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë, në listë janë renditur të dënuarit me burgim të cilët janë 398 emra, të dënuarit me dënim kapital 16 emra dhe në fund të dënuarit me dëmshpërblim 0 lekë, për shkak të përfitimeve të mëparshme, 13 emra. Kjo është lista e radhës që është përzgjedhur për dëmshpërblim nga Ministria e Drejtësisë. Deri më tani kanë përfituar këstin e parë të dëmshpërblimit rreth katër mijë ish-të përndjekur, ndërsa lista totale e aplikuesve i kalon të 16 mijë.

22 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›