E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri propozon si shpëtim “Paketën Fevziu” për krizënNga Antena brenda familjesSandri më në fund e gjeti zgjidhjen. “Paketa Fevziu”, siç e quajti ai shkrimin e Fevziut për protestën e opozitës, ishte historike. I entuziazmuar, mori në telefon doktor

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri propozon si shpëtim “Paketën Fevziu” për krizënNga Antena brenda familjes

Sandri më në fund e gjeti zgjidhjen. “Paketa Fevziu”, siç e quajti ai shkrimin e Fevziut për protestën e opozitës, ishte historike. I entuziazmuar, mori në telefon doktorin.

- Doktor, e pe shkrimin e Fevziut apo jo?

- E pashë Sandër, shumë mirë ishte. Dëgjo, në fakt kishe harruar ca gjëra, po nejse, ia thashë, po s’i ka mbajt mend.

- Doktor, ti nuk e kupton çfarë ka ndodhur. Ai është shkrim historik. Unë kam 17 vjet që e njoh Fevziun, kurrë nuk kam lexuar një shkrim të tillë.

- Me thënë të drejtën Sandër, i mirë ishte …

- Jo doktor, se ti s’ke shumë që e njeh Fevziun. Ti ke arritur një gjë të madhe me atë që i ke mbushur mendjen.

- Jo Sandër, unë ca mendime i dhashë, i ka shkruar vetë të tjerat….

- S’ka rëndësi doktor. Ai ka 17 vjet që nuk ka mbajtur asnjë qëndrim pro ose kundër ndonjë gjëje. Është hera e parë që mban qëndrim kundër një proteste. Kjo është historike.

- Sandër, këtë do ta bënte, se kjo nuk është protestë. Ti e kupton ç’është kjo d.m.th., mos më bëj të prish gojën tani. ǒprotestë është ajo me njerëz të tredhur, që u del armiku në dritare dhe nuk futen dot brenda në Kryeministri. Ata të mitë, më 14 shtator, pa qenë fare Fatos Nano brenda dhe hynë zyrë më zyrë ta kërkonin.

- Po pra, po, ndaj dhe është trimëruar Fevziu, se e ka parë që s’të bëjnë gjë këta socialistët. Po e kishte bërë shumë mirë. Se për herë të parë Fevziu ka thënë disa të vërteta të mëdha doktor, por ne nuk i vlerësojmë. Ka thënë që “një qeveri bie, kur ka më pak se 71 vota”. Kjo është shumë e rëndësishme doktor, se njerëzit kanë harruar që parlamenti ka 140 deputetë dhe duhet që kryeministri të ketë më pak se 71 vota. Kështu që këtë e ka gjetur shumë mirë. Si s’na kishte shkuar mendja ne këtu, po ramë për pak në spiralen e fjalëve të Ramës? E dyta, që ishte më e madhja doktor, ishte ajo që kishte gjetur për ndërkombëtarët, që kanë thënë se “qeveria është legjitime”. Më duket se kishte folur me Solanën, po i kishte thënë ai: “Mos më cito, se tani po më zëvendësojnë dhe bëhet xheloze kjo e reja”. Më tha mbrëmë: “Jam i zënë me këtë protestën, se të isha hedhur deri në Bruksel, të kishim ndihmuar ndonjë njeriun tonë për komisionar të Jashtëm në vend të Solanës, se na duhej dhe për emision.” Po më e madhja nga të gjitha doktor, që kishte kapur, ishte që zgjedhjet kanë përfunduar më 28 qershor. Shiko, janë ca gjëra të thjeshta që ne ndonjëherë i harrojmë. Gazetar i madh është ai që kap këto gjërat e thjeshta dhe arrin në përfundim. E kishte qarë shkrimin vallai dhe dukej që kishte argumente të forta, se për herë të parë kishte marrë pozicion.

- Sandër, mirë, dakord, nejse xhanëm, OK, mirë, nuk them që s’e kishte të fortë, po dhe ndonjë gjë tjetër që i thashë unë mund ta shkruante d.m.th., se i thashë të thotë që ai është pinjoll i Spiro Kolekës dhe djali i Kristaq Ramës…

- Le doktor se ato s’i shkruan dot ai, se e kupton ti, ka dhe emisionin. Po dhe ato që kishte thënë, nuk ishin pak. Shiko doktor, ka bërë revolucion të madh, duhet ta pranojmë.

- Mirë Sandër, dakord, nuk them, po shiko, kjo është luftë, duhet të hidhemi të gjithë në luftë. Tani unë i thashë atij të përmendë pak dhe mafien e Edi Ramës, lejet e ndërtimit që ka dhënë, të gjitha. Shiko, Sandër, i thashë të shkruajë se ai i ka shitur më 2005 truallin te “Tajvani” një mikut të tij.

- I thashë doktor për atë, po e mori më qafë ai Fatmir Mediu, se i tha që “për atë kam ndërhyrë unë te doktori dhe e ka votuar grupi i këshilltarëve të PD në Këshill Bashkiak, dhe ka votuar kundër Ramës së bashku me grupin e Nanos.” Grupi i Ramës dhe Rama kanë kërkuar çmim tjetër, ata të PD paskan votuar për çmimin e referencës. Kështu i kishte thënë Mediu, se e dëgjon shumë atë Mediun ai doktor.

- Ashtu ë? Nejse Sandër, dakord, mirë, se ne atëherë ishim para fushatës, e di, e di, e mbaj mend Mediun, po nejse, ai ta shkruante njëherë d.m.th., se s’u bë kiameti. Kush e mban mend që e paska kaluar me votat tona atë. E rëndësishme është ta shkruante.

- Nejse doktor, e kishte qarë shkrimin. Tha dhe Gimja i “Red Bull”-it: “Kjo është “Paketa Fevziu”, - tha. - Me këtë ia fusim Ramës sa krahu.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›