Braçe: Sipas KLSH, shoqëritë që merren me pronat e Argitës i kanë borxh shtetit 5 miliardë lekëNga Tema“Dua të dëshmoj para jush dhe gjithë shqiptarëve dy abuzimet më të reja, në shifrat që janë të rendit 51 mijë pensione mesatare mujore të asaj mosh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Braçe: Sipas KLSH, shoqëritë që merren me pronat e Argitës i kanë borxh shtetit 5 miliardë lekëNga Tema“Dua të dëshmoj para jush dhe gjithë shqiptarëve dy abuzimet më të reja, në shifrat që janë të rendit 51 mijë pensione mesatare mujore të asaj moshe, të cilën pensionisti Berisha 65-vjeçar e sfidon si pensionisti më i korruptuar mbi këtë dhé.
I pari ka të bëjë me historinë e re, formalisht ligjore, të grabitjes së tokave në bregdet, në Kavajë e Lalz, ku shtrihet Familja që na qeveris, për interesat e klientelës së saj apo nominalisht për interes të së bijës, kunatës e ministrave të atit të korruptuar!
Sipas raportit të KLSH, shoqëritë përfituese ku Familja ka blerë vila e do grabisë toka, i kanë shtetit mbi 5 miliardë lekë detyrime të papaguara, të cilat për shkak të vilave të tyre tek ata, qeveria i amniston, i fal, më shkoqur! Me ndihmën e zonjës Jozefinë!
E dyta ka të bëjë me mburrjen e ngritur në fuqi për gjoja shkurtim të shpenzimeve e përdorim ligjor e nën dietë të shpenzimeve të Kuvendit! Kemi punuar e kemi realizuar një shërbim faktmbledhës, sipas të cilit zonja Jozefinë abuzon duke mbajtur në përdorim 5 makina të shtetit, tre për vete me targa 017z, 020z, 022z, për familjen 015z, por edhe për burrin 7219k, makina që në vlerë variojnë nga 40 mijë deri në 100 mijë euro ose nga 400 deri në 1000 pensione pleqërie në qytet!
Tashmë ne jemi të qartë dhe të vendosur, si forca politike dhe koalicioni më popullor në vend: Do të gjurmojmë, zbulojmë e dokumentojmë çdo veprim qeveritar që përkthehet në pasuri të paligjshme të Familjes që na qeveris, Familjes Berisha, e do t’i trajtojmë ato si pasuri të vëna në rrugë të paligjshme, kriminale e mafioze për t’i përdorur për t’i kthyer në ligjshmëri e për mirësi për të gjithë jetimët e të vobektët e shumtë për shkak të qeverisë së tij!”