E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasojat e negociatave të fshehta për qeverinëNga TemaNë fillim të gushtit, Kryeministri deklaroi se negociatat për qeverinë do të nisnin nga fundi i muajit. Para disa ditësh u fol për një takim Berisha-Meta, dy forcat kryesore të koalicionit qeverisë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Pasojat e negociatave të fshehta për qeverinëNga Tema

Në fillim të gushtit, Kryeministri deklaroi se negociatat për qeverinë do të nisnin nga fundi i muajit. Para disa ditësh u fol për një takim Berisha-Meta, dy forcat kryesore të koalicionit qeverisës, dhe kur erdhi dita e takimit, tema e lajmeve ishte anulimi i tij.

Gushti po mbaron dhe nuk dihet asgjë rreth qeverisë së re.

Nuk është çështje kurioziteti. Krijimi i qeverisë është një sipërmarrjet më serioze të politikës dhe transparenca e krijimit element i rëndësishëm i demokracisë. Nëse bisedat do të bëhen pas dyersh të mbyllura e në fund të dilet në një konferencë shtypi për të deklaruar emrat e kabinetit të ri, shoqëria duhet të shqetësohet seriozisht.

Partitë me të drejtën për të qeverisur duhet të kenë kurajën të bëjnë publike interesimin e tyre për fushat ku do të kontribuojnë në qeverisjen e re. Çfarë kërkon ose synon një parti dhe çfarë synon e kërkon një parti tjetër. Publiku nuk duhet të vihet para faktit të kryer. Nëse merren vendimet, gjithçka që do të thuhet më pas nuk ka asnjë rëndësi. Debati publik ka vlerë para marrjes së vendimeve.

Ja një shembull i keq: para tre ditësh u emërua prefekti i Tiranës. Deri atë çast, askush nuk dinte që prefekti i mëparshëm kishte dhënë dorëheqjen dhe askush nuk mori vesh përse u largua ai njeri. U tha “për arsye personale”, por ish-prefekti i një të tretës së popullsisë e meritonte pak më shumë vëmendje. Ndërsa njeriu që i zuri vendin, kishte vetëm një aset publik: është shok i djalit të kryeministrit.

Publiku reagoi i irrituar, më shumë prej bindjes se, pavarësisht fakteve, vendimi nuk mund të ndryshohej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›