E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, sherr me Jozefinën për vajtjen në “Top Story”Nga Antena brenda familjesSandri dje ishte i xhindosur gjithë ditën me Jozefinën. Vajtja e saj në “Top Story” ishte bërë pa dijeninë e Sandrit. Tronditjen e parë e mori nga Fevziu ditën e hënë, kur

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, sherr me Jozefinën për vajtjen në “Top Story”Nga Antena brenda familjesSandri dje ishte i xhindosur gjithë ditën me Jozefinën. Vajtja e saj në “Top Story” ishte bërë pa dijeninë e Sandrit. Tronditjen e parë e mori nga Fevziu ditën e hënë, kur doktori la sallën e Kuvendit dhe u fut tek studioja e improvizuar e Top Channel në Pallat të Kongreseve. Në atë studio, që nuk kishte shkelur kurrë, shkoi gjithë qejf, megjithëse bënte sikur nuk e donin. Fevziu, që ishte po aq i shqetësuar sa Sandri, ia hodhi fajin Jozefinës.
- Dëgjo Sandër, - i tha, - kjo Jozi po na ngatërron gjithë punët. Se ç’ka bërë një pazar me këta të Top-it dhe po hap gjithandej teorinë që Klani u diskreditua, duhet me përdor Top-in. S’lë vend pa e thënë. Duhet me ia mbyll gojën.
- Ore, gojën ia mbyll unë, i q… robt, - tha Sandri, - po kam hall mos është më lart kjo mendje. Pa po të jetë për atë, e shkel me këmbë unë.
- Nuk e di, por po e thonë gjithandej këtë. Ma tha pak dhe Blushi, se ia kishte thënë Gim Nesho. “Vetëm ne gomerët mbetëm në opozitë, - i kishte thënë, - ja, dhe Top-i i rregulloi punët me doktorin.” Dhe ai ishte i nxehur shumë.
- Kjo qenka shumë e rrezikshme, - tha Sandri. - D.m.th., mua më q… nëna këtu katër vjet duke mbrojtur PD, tani vijnë këta si p… në dasmë, dhe duan të bëhen me qeverinë.
- Nuk e di, - tha Fevziu, - po e rrezikshme është sidomos kjo teza që ne jemi diskredituar si militantë dhe duan të na zëvendësojnë me TV më të besueshëm.
- E ka fajin ajo k… që shkon te Kol Balla, - tha. - Mirë doktori, se s’kam ç’i bëj. Po mirë ia bëri ai Kol Balla, që e bëri mut, se ashtu e meriton ajo biba. Atëherë që e more ti dhe e bënë mut në studio gazetarët, ngeli si legene, kur ulëriti doktori. Të kujtohet ç’i bëri te “Sheraton”- i në sy tonë një ditë më pas, që i tha: “U përgjigje si shkollare e klasës së parë”? Gati sa s’qau, dhe iku si legene. Tani shet pordhë e shkon te Kol Balla. Aq mirë ia ka bërë ai qorri, sa s’e ke idenë.
- Nuk e di Sandër. Ti e di që unë nuk kam xhelozi për kolegët, le të shkojnë ku të duan mo burrë, por puna është se nuk e kanë me mua, e kanë me ty. Duan të të heqin qafe ty, se thonë je bërë i bezdisshëm. Se unë me doktorin kam fol. I kam thënë, për mua s’ka problem, le të venë në të gjitha emisionet, po tek unë janë rehat, se thonë ato që duan dhe s’i ngacmon njeri. Ja, e provoi. Shkoi te Kol Balla, e bëri mut ai. Normal o burrë, se duhet ta pësosh nga të tjerët që ta kuptosh nderin tonë.
- Ore, unë i q… kurvat, po i pashë më te Top-i dhe Vizion-i. Te Vizion-i jo xhanëm, se ka dhënë urdhër dhe doktori, kush shkel atje, shkon për lesh, por dhe te Top-i duhet bërë diçka. Ca hesape do t’i ndajmë. Po qe se ata luajnë me dy porta, luajmë dhe ne. Se ne, po të jetë për atë punë, dimë ta bëjmë më mirë.
Në inat e sipër mori Jozefinën
- Jozi, po ç’deshe dje atje tek ai qorri moj, nuk e di ti sa i poshtër është ai?
- U desht me shku Sandër. Ashtu janë do punë që s’dona me t’i tregu ty të tana, por duhej me shku.
- Po mirë, shko ti dhe të tjerë, por do shkoni në të s’ëmës, siç dole ti mbrëmë si idiote.
- Sandër, si kam dalë une, e di une, s’jam duke të dhanë ty llogari. Ti shiko televizorin tan, unë shikoj punën teme. As të ka marr njeri mendt për ket punë. Ai që të kërkon mend, atij jepi.
- Po mo po, e di unë që bëni si garipa ju, po dhisni gjak nga ai pastaj. Se dhe ca muhabete që flet lart e poshtë kundër vajzës së tij, të kanë dalë. Ta shikojmë pak këtë punë.
- Shko mor katunar, do më tregosh ti mu çar flas?! As du me dit kush je ti. Ai që ta kref bishtin, shko lëpiju, une s’du as me ta nigju emnin.
- Po unë s’të llogaris fare ty, po të mora për korrektesë, që të mos thuash pastaj, çfarë keni me mua, çfarë u kam bërë. Po as më plas fare ku vete. Madje këtë më tha dhe Fevziu. “Le të shkojnë ku të duan, - tha, - po më të mirë se unë s’gjejnë njeri, se unë s’i ngacmoj. Jo se s’di, po s’dua, - tha, - se i kemi tanët.” Po ju e di unë si e doni. Ju doni t’u q... nëna, të të thoni babë.
- Ik mor rrugaç, mos fol ma me ket gjuhë... shko gjej dikën tjetër nga partia, nga ato çingijet që keni futë në Këshill Kombëtar ...
- As më plas fare se s’të pëlqejnë ty. U futa Pangon, s’e deshët, se thatë e ka mendjen te seksi, u futa Çiljetën, dhe më keq. Po ç’faj kam unë që ju e urreni seksin? Nejse, mu s’më plas shumë jo, po më tha Fevziu që të ka hipë vetja në qejf, se je bërë si negociatore me ata të Top-it. Po mos mendo se e hanë ata t’i përdorësh ti. Ata po të përdorin ty. Nejse, ja se vjen doktori dhe flas me të tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›