E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri sherr me Tiranën, i rrëmben të drejtën televiziveNga Antena brenda familjes Sandri dje e kaloi ditën me sherr. Sipas pazareve që ka bërë me Dukën, ndeshjet e kampionatit shqiptar i ka marrë Sandri për transmetim. Kanë futur një greko-gjerman

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri sherr me Tiranën, i rrëmben të drejtën televiziveNga Antena brenda familjes

Sandri dje e kaloi ditën me sherr. Sipas pazareve që ka bërë me Dukën, ndeshjet e kampionatit shqiptar i ka marrë Sandri për transmetim. Kanë futur një greko-gjerman dhe pastaj ia kanë blerë atij. Por gjithë pazaret i ka prishur Dinamo dhe Tirana. Ato nuk kanë pranuar të shesin të drejtën televizive dhe e kanë lidhur kontratën privatisht me televizionin Vizion Plus. Kaq iu desh Sandrit që dje të rrethonte stadiumin me policë dhe të fillonte transmetimin ilegal të ndeshjes.

Mori në telefon shefin e policisë së rajonit nr. 1.

- Figurë, ç’kemi? Sandri jam. Dëgjo, do më dërgosh tre furgonë policie te pista e stadiumit, se ka ndeshje Tirana, se do t’i q…. robt atyre të Tiranës, se nuk duan të na lënë të transmetojmë ndeshjet.

- Patjetër shefo. Ça me bo ne? Thjesht me çu furgonët apo me kap ndonjërin?

- Nëse shikoni ndonjë kamera të Vizion Plusit, duhet me e nxjerrë jashtë, dhe nëse shikoni ndonjë drejtues të Klubit Tirana që pengon kamerat tona, d.m.th., të mijat dhe të Dukës, lexojnë Supersport ato, duhet t’i mbroni dhe të filmojnë ndeshjet.

- Patjetër mo shefo, s’ka problem fare. Tani e nis unë furgonin. Po një furgon kena ne shefo si rajon.

- S’ka problem, se të dërgoj dhe dy furgonë të Klanit unë, çoji tre furgonë me policë.

- Po si me hip policët në furgonë të Klanit mor shef, mos na thotë gjë ministri?

- Kush ministër do të thotë me?! Unë jam ministër. Lul Basha ta dijë për nder që po i transportoj policët me furgon të Klanit. Më jep nja 20 vetë ti dhe po t’i nis dhe dy furgonë të Klanit.

- Si urdhëron shefo. D.m.th., po me pa nga Vizion Plusi, me e arrestu the ti a?

- Po jo mo burr me e arrestu, po zbojeni andej, se do ta filmojmë vetë atë ndeshje.

- Ene ti thu që s’di gjo ky shefi ynë, ky që o si ministër?

- Jo mor burr di, se i kam thënë atij, po më tha: “Merru vetë me këta policët, se s’ia kam marrë dorën akoma dhe s’u kam telefonat.”

- E mirë shefo. Thuj ndonjë fjalë të mirë për ne, kur ta takosh, se kena nevojë me kap ndonjë vend më të mirë?

- Ec mo burr tani, se e di vetë unë. Nuk ia lë njeriut pa ia kthy nderin. Më ço policët një herë aty.

Pasi çoi tre furgonë me policë në stadium, situata shkoi deri në ekstrem. Policët rrethuan pistën dhe nuk linin asnjë kamera të filmonte veç atyre të Supersportit. Sandri komandonte me celular operacionin dhe sillej në pistë, ndërsa drejtuesit e Tiranës u tregonin se nuk bëjnë pjesë në kontratën e tyre.

I xhindosur, Sandri mori në telefon Lulzim Bashën.

- ǒna e ke bërë rrëmujë këtë punë mo burrë?! Ju të gjithë hiqni bythën mënjanë. E lini Tiranën dhe Dinamon të na ikë. Pse mo, Ed Rama do të më pengojë mua të transmetoj ndeshjet?! Po unë i q.. robt më të mirit. Do me u bë dhe kryetar bashkie ti pas dy vjetësh. Si do bëhesh kryetar bashkie pa na ndihmu ne në këtë punë?

- O Sandro, ç’faj kam unë mo burrë, unë punën time e kreva. Ça faji të kam unë ty?

- Po ja mo burrë, mbeta unë duke bërë sherr këtu në stadium me policët. Kam sjellë dy furgonë të Klanit me policë, dhe ky polici që rri te dera u thotë: “Ku e keni dokumentin e gazetarit?” edhe pse i shikon që janë vesh policë. Ata i thonë: “Jena policë”, po s’i beson, se mendon se është ndonjë kamera e fshehtë.

- Po ça të them unë Sandër, pushoje nga puna atë policin, se unë jam me doktorin këtu në Mamurras, kemi një takim.

- E di mo, e di, se fola me doktorin. I thashë, merr këtë Lul Bashën me vete për të prerë shiritin, se duhet ta promovojmë si kandidat për kryetar bashkie më 2009.

“Mirë e ke Sandër, - tha, - atë po marr.” Po kjo s’do të thotë që ti të mos merresh me punët e tua.

- Po ça të them unë Sandër? Hall të madh paskeni. Klani do ta japë këtë ndeshje?

- Po jo mo burrë, SportPlusi, kompania jonë.

- Aha, se nuk e dija. Me ke aksioner aty mo burrë, që t’i them dhe doktorit, mos na jep dhe ky një ndihmë.

- Po e di mo doktori, me Dukën jam, me Zamirin, me Gimen, e di mo doktori, se na ndihmoi për licencën e celularit të katërt. E bëri të vetën ai. Ti s’bën dot asnjë punë të vogël. Të fus në furgon ndonjë nga këta drejtuesit e Tiranës unë, sa të mbarojë ndeshja?

- Bëj ça të duash Sandër, se ne nuk jemi në Tiranë. Për mua fute. Ligji anglez e parashikon arrestimin në stadium, kur kundërshton policinë. Nuk e di si e ka ligji shqiptar, se ti e di që unë punët i bëj me ligjin anglez, po ti fute brenda njëherë, se e shikojmë me çfarë ligji ta justifikojmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›