Sandri sqarohet me Jozefinën për Deklaratën e Asamblesë së OSBENga Antena brenda familjesSandri u bë lëmsh dje me deklaratën e OSBE. Jozefina i dërgoi një sms ku thuhej: “Sandër, fute në lajme shpejt që Asambleja e OSBE i ka kërku urgjent PS me hy në
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri sqarohet me Jozefinën për Deklaratën e Asamblesë së OSBENga Antena brenda familjesSandri u bë lëmsh dje me deklaratën e OSBE. Jozefina i dërgoi një sms ku thuhej: “Sandër, fute në lajme shpejt që Asambleja e OSBE i ka kërku urgjent PS me hy në parlament dhe se ka thënë pas datës 6 mars digjen mandatet”. Sandri, i gëzuar sa s’ka më, e futi urgjent në lajme dhe e shpërndau në gjithë televizionet e tjera.
Por një orë më pas doli deklarata e plotë e presidentit të Asamblesë, e cila ishte ndryshe. Ajo këkronte hetim të të detjuar të zgjedhjeve dhe kërkonte kthimin e opozitës në Kuvend.
Sandri, i ngelur keq ngaqë ishte treguar i sigurt kur ua kishte përcjellë lajmin të tjerëve, merr Jozefinën në telefon.
- Jozi, ça na bëre me atë lajm, na bëre gaz i botës.
- As i fije s’t’kam rrejt Sandër. Derisa unë nenja ul mrena, veç njajo fjalë u tha. Pastaj nji socialist aty diç i tha në vesh presidentit dhe ai më kërkoi me gjentilesë të dal jashtë, dhe unë dola. S’muja me nejt me zor. S’di ça kanë shtu më pas.
- E kanë bërë mut, njësoj si këta të Këshillit të Evropës. Na gëzove kot, thamë ç’kishe bërë…
- Sandër, unë bana boll. Kam pas me vedi tri deputete të shumicës, kurrë s’kena qenë kaq. Kam pasë takime me krejt njerëzit aty, s’kena lënë kënd pa taku e pa ja shpjegu situatën. Veç me njënin që kam hum një orë kohë, s’kam me e harru. Ja kam shpjegu krejt me detaje fjalë për fjalë Kushtetutën dhe vendimin e gjykatës së Apelit. Ishte i veshun me frak e paruke mu bash në holl të hotelit. Më foli vetë, më tha si jeni zonja Topalli në anglisht. Ja ktheva përshëndetjen dhe veç fillova me ja shpejgu, sapo më pyeti si po shkon puna e kutijave. Ja kam shpjegu një orë dhe jam habit se po më nigjonte me vemenje të madhe dhe here- herë buzëqeshte. Unë n’fakt menova se do ish noj deputet austriak, nga këta që vishen me frak. Ai s’i më nigjoi mirë, më tha shqip.
- Kot po lodhesh moj burrneshë në anglisht. Unë të fola se po më dëgjun shqip, më zbojnë këta të hotelit. Paskësh kenë nji student shqiptar, nga ata që shesin bileta tek Opera e Vienës dhe që rrijnë para zyrave të Asamblesë së OSBE. U korita krejt. Bana sikur e dijsha që ishte shqiptar. Po mor, i thashë, të pashë që ishe shqiptar, por dhe unë po të flisja anglisht se s’doja me u diktu prej këtyne. Ma shpjego dhe një herë shqip, tha, se s’kuptova kurrgjë anglisht. Hek mor dreq se s’kam nge me u marrë krejt ditën me ty, i thashë. Veç ai Sandër sa më ka kushtu. Pastaj s’dijsha kë të kapja më parë. Kapi njënin që mu duk si më i rëndësishëm, po sapo fillova me fol, më tha unë jam Ministër i Jashtëm i Afgansitanit. Ne i kena hapë kutitë. Se për dreq ajo mledhje bahej për Afganistanin. E lashë atë krejt dhe takova Grosrukun. I thashë si me ja ba, se s’di kë po takoj, më ka ikë krejt dita kot. Më tha, mos u lodh kot se i kam kapë unë të gjithë dhe s’kemi ç’bëjmë më. Ishte i dëshpërum i shkreti se i kishin thënë ke marrë lek nga Berisha në Shqipni. Burrë më të ndershëm se ai s’kam pa.
- Hahaha, po kush i jep lek atij trapi, tha Sandri. Lek s’po fitojmë ne që po na q… nëna, po marrka ai.
- Nejse Sandër, kujdes me atë fjalor se ta kam thanë dhe herë tjetër.
- Hajt se na është mësu goja tani, s’kemi ç’bëjmë. Po tjetër, ç’bëre?
- Futa Lejla Përnaskën tek grupi socialist. Sa e pane, krejt në këmbë se e kanë pas njoftë se këta socialistët janë liberalë dhe janë kundër abortit, dhe Lajlja ka pas lobu tek ata për prezervativë falas për Shqipërinë në fillim të viteve 90-të, dhe ata e kanë pasë ndihmu. Se dijshin hiç që Lajla ish me ne tani. Kur i jan turrë të gjithë duke i thënë eja pak të tregojmë diçka. E kan cu tek laptopi e i kanë tregu DVD e fjalimit të doktorit për Edi Ramën në Kuvend, dhe mu nga pas që dukej sikur më kish rënë pika. Lajla kish qesh, po, e ka bërë, tha. Ata nuk u besonin syve dhe pyetën Lajlën pse ju si socialist nuk e padisni në gjyq. Unë jam me Berishën, u tha Lajla. Ata ishin tronditë shumë dhe e kishin qitë jashtë.
-Paska pasë gallatë, tha Sandri, pse s’thu ti. Po pastaj ça bëtë?
- Masanaj më thanë këto tri gazetaret që kisha me vete me shku në një ven me bo shopping, Pandorf, nuk di ç’ka quhej. U nisme atje, ngatërum rrugën, kur shkum ne, ishin mbyll krej dugajt. Jena kthy prap, në hotel kena marr çantat dhe jena kthy në aeroport. Në mes të natës kena ardhë, jena krejt të coptum për gjumë.
- E mora vesh, tha Sandri. Na paski çu për lesh. Po ju shkoni që shkoni kot, merrni dhe meshkuj me vete të paktën, mirë punë që s’bëni.