Sandri zbulon pasuesen e Nënë Terezës në ShqipëriNga Antena brenda familjesNë Ditën e Nënë Terezës Sandri vendosi të këshillonte doktorin si ta përdorte Nënë Terezën për imazhin e tij. E mori guximin mbi të gjitha duke përdorur përkatësinë e tij kato
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri zbulon pasuesen e Nënë Terezës në ShqipëriNga Antena brenda familjesNë Ditën e Nënë Terezës Sandri vendosi të këshillonte doktorin si ta përdorte Nënë Terezën për imazhin e tij. E mori guximin mbi të gjitha duke përdorur përkatësinë e tij katolike. Për herë të parë ndjehej mirë që ishte katolik, se kishte një mundësi të hiqej si njeri që merrte vesh nga punët e katolicizmit.
Vendosi t’i shkonte doktorit në zyrë.
- Duhet ta përdorësh këtë punën e Nënë Terezës, - i tha, - se gjithë media botërore me atë merret. Me këtë rast i heqim qafe, s’merren me protestat e këtyre trapave që ngelën rrugëve.
- Sandër, ke të drejtë. Atë po bëjmë. Dhe pa ma thënë ti, e kisha merak. Shiko, unë s’isha i sigurt për efektin dhe e thashë si me gjysmë zëri. Se e kupton vetë ti, është pak delikate. Tani që reaguan nga India, tani jemi në rregull.
- Po pra, atë thashë. Të mos na ikë ky rast, se është rast i mirë. Se ky Rama ka blerë gjithë median botërore dhe janë gati të shkruajnë për protestat. Me këtë Nënë Terezën e huton ti.
- Sandër, ke të drejtë, por dhe shumë s’e përdorim dot, se e kupton ti, është pak delikate puna. Por unë jam treguar i kujdesshëm. Kam thënë që nuk ka shumë shpresa që t’i marrim eshtrat, por kemi të drejtë t’i kërkojmë.
- Ha... ha, e dëgjova. E fortë ishte ajo.
- Tani Sandër, ç’të bëjmë ndonjë gjë tjetër? Çfarë thua ti?
- Jo, s’ka nevojë, se merrem unë me mediat. U them unë që kjo është betejë dhe ne duhet ta fitojmë. Këtyre priftërinjve u duhet mbyllur goja se këta janë k… dhe dalin e thonë s’bën me ardh këtu. Të tjerat i rregulloj unë. Kaq desha, të isha në një mendje.
Pasi doli jashtë, Sandri mori gazetaren e lajmeve që mbulon qeverinë.
- E ke marrë doktorin sot kur doli nga motrat e Nënë Terezës?
- E kam marrë, - tha ajo, - po s’qe gjë, se ai tha: “Nuk shpresoj t’i marrim eshtrat, por po i kërkojmë njëherë…..”
- Dëgjo ti k…, se ju s’e keni mendjen në punë. Ti je e interesuar për lajme apo çfarë tha doktori? Pse Rezart Taçi nuk tha që “Berluskoni ma bëri të qartë që nuk e shet Milanin”, po kush e pengoi Rezartin të thoshte që “s’do ta blej”?! E tha, dhe u bë lajm në gjithë gazetat. Dhe kjo punë kështu është. Vjen, nuk vjen Nënë Tereza, s’më ha shumë k... mua. Unë dua lajmin që doktori e kërkon.
- Dakord shef, po e bëj, po m’u duk se nuk qe shumë optimist.
- Shko moj bëj lajmin, ku merr vesh ti nga optimizmi. Është lojë e madhe kjo, s’ke aq mend ti ta gjykosh. Prit se harrova. Po lajmin që Liri Berisha nga fondacioni i saj i dhuroi ndihma shtëpisë “Nënë Tereza”, e bëre?
- E futa me dy rreshta, - tha gazetarja, - në raport.
- Po si moj k… me dy rreshta në raport. E shikon sa ka ecë Shqipëria apo jo? Dikur i kërkonim bukë shtëpive të Nënë Terezës, tani Nënë Tereza jonë është Liri Berisha. E kupton ti sa ndryshim i madh është apo jo? D.m.th., në këtë vend, jo që s’ka më varfëri, por ne po ndihmojmë bamirësit e të varfërve. Dhe simbolike është që e pasura në këtë vend tani është gruaja e kryeministrit. Po ti je debile, s’kupton fare nga simbolika. Ulu bëje raport më vete, se të q… robt, të zhduka. Se s’e keni mendjen te puna ju.
- Mirë shef, po e bëj, po s’e kam idenë ç’i ka dhuruar, se nuk na e thanë ata.
- Jo po do të të japë llogari ty se çfarë i kanë dhuruar. ǒi ka dash trapi i ka dhuruar. Lajmi është që Liri Berisha ndihmon shtëpinë “Nënë Tereza”, se po ta ndihmonte shtëpia “Nënë Tereza” Liri Berishën, nuk do ishte lajm.
- E kuptova shef. D.m.th., te titrat ta bëj, “Liri Berisha, pasardhëse e Nënë Terezës…”?
- Po jo moj debile, jo kaq hapur, po bëje me takt, d.m.th., të kuptohet që ne nuk e nderojmë Nënë Terezën se kemi nevojë për ndihma, por thjesht se familja e doktorit është pasuese e misionit të saj.
- Mirë shef, po e bëj dhe këtë. Ke ndonjë gjë tjetër që të mos më kthesh nga e para?
- ǒtë kem tjetër, ç’më duhen të tjerët. Shiko këtë punën e doktorit që është bërë lajm botëror dhe punën e Lirisë. Të tjerat bëni ç’të doni.
- Më falni shef, si ta shkruaj për këtë Nënë Terezën, “Zonja Nënë Tereza” apo si…? Ishte e martuar kjo?
- Po ç’e martuar moj k…, ishte e dorëzuar murgeshë.
- Epo mirë, ta bëj zonjushe atëherë.
- Si moj ta bësh zonjushë, shkruaj moj si gjithë bota, ç’është kjo zonjushë…
- Po bota i thotë shenjtorja bamirëse, - tha gazetarja. - Meqë do t’i themi gruas së doktorit bamirëse, t’i themi ndryshe kësaj.
- Thuaj më thjesht, Nënë Tereza, ç’më ngatërron mua me këto terma, se s’marr vesh nga punë e fesë.