E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri zbulon të vërtetën e “blerjes” së MilanitNga Antena brenda familjesSandri dje pati një takim sërish me Rezartin. Shkak u bë drejtori i Doganës së Vlorës që kishte lexuar gazetën “TemA” dhe i kishte telefonuar Sandrit. - Zoti Frangaj, na Vlor

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri zbulon të vërtetën e “blerjes” së MilanitNga Antena brenda familjes

Sandri dje pati një takim sërish me Rezartin. Shkak u bë drejtori i Doganës së Vlorës që kishte lexuar gazetën “TemA” dhe i kishte telefonuar Sandrit.

- Zoti Frangaj, na Vlora të flas, drejtori i Doganës jam. E ç’lodhesh me atë Taçin a derëbardhë, ta them unë të vërtetën...

- Pse mo burrë, si është puna?

- Po ja a i vrarë, ti e di huqin e atij. Sa herë bie ndonjë anije për ta futur pa doganë, hap nga këto llafet që do blejë Milanin. E pashë sot në gazetë që kishe bërë llafe me të. E ç’prish gjakun kot a i vrarë, bë një telefon se të sqaron vëllai. Vjen prapë ajo anija “Athina” që erdhi në gusht. Ka futë 20 mijë tonë prapë vëllai. E bëri rrugë tani. E kalon si naftë krudo duke e pasur D2. S’paguan doganë fare, e çon në Ballsh, i fut një të filtruar dhe e nxjerr D1. Qelbi dhe gjithë Ballshin a u shoftë! Ai qytet i shuar ka qenë, po ky e nxiu fare.

- Ashtu ë...ë? Po s’ma tha mua këtë? Më tha që dua të bëj gjëra të mëdha.

- Po ç’të mëdha a derëbardhë. Ai s’ka pará të paguajë doganën. Herën e dytë që futi atë anijen, më rrahu doganierin me ata rojet e veta, ma kalbi. Pastaj i treguam vendin dhe ne, dhe pagoi ndonjë gjë nën dorë. Po është i mbrapshtë shumë. Nuk dua të shqetësoj doktorin, se di unë ç’i bëj atij. Se hyn në port e del me emër të doktorit në gojë. Sa hyn te dera e doganës, bën sikur flet me kryeministrin. Pastaj, kur i afrohesh, bën sikur flet për kryeministrin. Se ç’thoshte, sikur llafoste në gjuhë të huaj: “Si, si, primer è un mio amico”. Pastaj: “Si, Si, Kavaliero e un mio amico.”

Po mua do ma hedhë ai mashtrues o? Pa tundur xhixhat nuk kalon këtë radhë. Lidhu me vëllanë ti. Se kot telendisesh për atë punën e rrogave. Leja vëllait ti, se ia rrjep unë lekët. Qenka mashtrues i madh ai. Ça Milani thua ti do blejë ai o? Ai është një lamash.

- Mirë që më sqarove, se merrem unë me të tani. Se kisha dyshim që diçka fshihte. Po ma fut me atë që do bëjë gjëra të mëdha. Mirë që ma the. Më raporto, sa herë të bjerë ndonjë anije, se na nxori bojën, do zërë gjithë ekipet e Italisë me radhë. Le që ka hap fjalë që do blejë dhe mediat tani. Se ç’ka thënë për ata të News 24. Se e ka kap që i do italiane se s’bën.

- ǒke ore ti, më ke mua këtu. Pse o nga ai lamash do trembemi ne? Sikur s’e njohim ç’legen është.

Pas kësaj Sandri thirri sërish Rezartin.

- O figurë, ku je, se dua të takoj pak? - i tha Sandri.

- Erdha Sandër, pesë minuta. Se jam në Kryeministri, sa të mbaroj ca letra, se po privatizoj këtë kompaninë ajrore, po marr këto aksionet e shtetit.

- Çfarë aksionesh po merr mor burrë, po eja shpejt se ma hoqe trurin me këto mashtrime.

- Ja Sandër, se qeveria nxori në ankand këto aksionet e Albania Airlines. Thashë t’i marr unë, se pak janë. I jam qep këtij Karafit. I kërkova “Sheraton”-in të ma jepte, s’ma dha. “Duhet të paguash një herë”, - tha. I thashë, po unë mora ARMO-n pa paguar asnjë lek, si të paguaj për “Sheraton”-in me pará. Ma jep i thashë, se pastaj marr kredi. “Jo, - tha, - pa paguar nuk jap unë. Doktori jep pa paguar. Unë i kam lekët e mia, ai i ka të qeverisë”, - më tha. Ma dhjeu. I kërkova bankën, as atë s’ma dha pa lekë. Tani thashë po i marr pa lekë këto aksionet shtetërore tek Albania Airlines që ta bëj ortak dhe t’i tregoj që unë, po ia vura një qëllim vetes, e realizoj.

- Ore lëri këto, po s’më the që po bie prapë anijen “Athina” me 20 mijë tonë naftë. Ta kalova të parën, më dhe vetëm lekë për rroga. Ta kalova të dytën pa u ndjerë fare, më gënjeve. Jo do të paguaj pjesën e Kakomesë, jo do të bëjmë një punë te Telekomi. Tani i rras një budallallëk, do blej Milanin 700 milionë euro, vetëm se s’ke 7 milionë euro të paguash doganën. Do flas pak dhe me doktorin, se e ke qelb fare. O eja paguaj paratë këtu, o do t’i paguash si frëngu pulën në doganë, se do bëj namin. Do hap lajmet e TV Klanit me anijen. Se vjen nesër më tha doganieri i Vlorës.

- O Sandër vëllai. Po ç’merresh me ata doganierët mo. Ata janë legena. Ata duan ndonjë lek të vogël. Ata me 1 mijë euro i gënjen. Po ty të kam thënë që s’paguaj dot lekë cash se s’kam lekë në xhep mo burrë. Unë paguaj me bankë. Me bankë ata s’i duan, se lë gjurmë. Pse mo, me ata legena do merrem unë? As mos i beso ata. Ajo është naftë krudo, do futet pa doganë, se ma ka dhënë lejen doktori. ǒmë ngatërron me atë, po eja bëjmë ndonjë gjë të madhe. Ja, këto aksionet e Albania Airlines janë të mira. Mund të marrim dhe ato të Telekomit. Se ç’janë futur ca kroatë, po i zbojmë ata. Mos u merr o burrë me gjëra të vogla, të kam thënë. Shiko, bëjmë ndonjë gjë të madhe.

- Ore ti, ma hoqe trurin mua. Eja një herë të sqarojmë këtë punën e anijes që po fut nga deti, pastaj flasim për këto që fluturojnë në ajër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›