E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refik Halili: Nëse është e vërtetë do t’i paguaj

 

I ftohtë, i qetë dhe thuajse i pa shqetësuar nga një lajm i tillë. Ndonëse nuk ndihet drejtpërsëdrejti përgjegjës për tre lojtarët pasi kontratat e tyre kanë qenë të bëra me të katër donatorët dhe jo vetëm me të, Halili pohon se nuk do të ketë aspak problem që t’i paguaj nëse një gjë e tillë ekziston vërtet. "Të jem i sinqertë nuk e di një gjë të tillë, por nëse ekziston një problem i tillë atëherë do të zgjidh menjëherë ndonëse nuk kam pse të ndihem totalisht përgjegjës. Pema dhe Fish i kanë pasur kontrata me katërshen e donatorëve jo vetëm me mua, gjithsesi nëse Tirana u ka mbetur ndonjë 700 mijë lekësh, ndonjë rrogë, atëherë pa problem do t’i paguaj unë, se nuk më prish aspak punë. Ndërsa për Abraham jam i sigurt se një gjë e tillë nuk ekziston. Sa për dijeni Abraham ka qenë dhe është ndër lojtarët më të paguar te Tirana, dhe asesi nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë pretendime", ka pohuar presidenti i Tiranës, Refik Halili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›