E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sannino: Kemi dëshirë ta shohim Kosovën sa më afër BE-së

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 19:18

Zëvendës drejtori i Komisionit Evropian për Zgjerim, Stefano Sannino, ka thënë të enjten në veri të Mitrovicës se rajoni i Ballkanit Perëndimor është në rrugë të mirë sa i përket integrimit drejt BE-së, në të cilën duhet përfshirë edhe shteti i Kosovës.

“Do të kishim dëshirë të shohim Kosovën sa më afër BE-së dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë drejtim. Qëllimi i vizitës time sot këtu është të gjejmë mënyrën si të përmirësojmë procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit në Bashkësinë Evropiane, duke përfshirë këtu edhe Kosovën”, tha Sannino.

Ai ka vizituar edhe shtëpinë e BE-së, me ç’rast është takuar me përfaqësuesin e BE-së për veriun, Mikele Gifoni, zëvendës shefin e EULEX-it, Endi Sparks, dhe shefin e Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Davidi.

Gifoni është shprehur se përfaqësuesit e BE-së po tentojnë të ngritin kredibilitetin në Kosovë, si qëllim të përbashkët të të gjitha komponentëve të KE-së dhe EULEX-it, në lidhje me integrimin e Kosovës në BE.

Në anën tjetër, Sparks potencoi se njëra nga standardet kryesore evropiane është sundimi i ligjit me të cilën çështje, siç tha ai, duhet të merren Prishtina dhe Beogradi gjatë bisedimeve.

Shefi i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Davidi, i cili më parë qëndroi në Beograd, do të qëndrojë këtu deri në fund të javës me ç’rast do të takohet me përfaqësues të ndryshëm lokal dhe ndërkombëtar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›