E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Shqipëria në NATO, fillim i ri i historisë tonë

Kuvendi organizon konferencën me parlamentet e rajonit Karta e Adriatikut"
Pak ditë pas mbylljes me sukses të procesit të ratifikimeve të Protokollit të Anëtarësimit në NATO nga parlamentet e 26 vendeve anëtare të NATO-s, Kuvendi i Shqipërisë po organizon në Tiranë një konferencë dy ditore me parlamentarët e Kroacisë, Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi dhe me praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s David Hobs. Konferenca Karta e Adriatikut - Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim të konfirmojë dhe të shprehë vendosmërinë e vendeve të Kartës së Adriatikut, për të thelluar  bashkëpunimin në zbatimin e reformave në fushat politike, të mbrojtjes, të të drejtave të njeriut, sigurisë, ekonomisë, e më gjerë për integrimin në NATO. Në fjalën përshëndetëse, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se Shqipëria në NATO është një vlerë e shtuar. "Në samitin e NATO-s në prill, jam krejt  e sigurtë se ne do të tregojmë se së bashku me Amerikanë e Europianë, me vendet e Balltikut të Veriut, me Turqinë e Kanadanë, jemi gati të takohemi me sfidat dhe premtimet e shekullit të 21-të" u shpreh Kryetarja e Kuvendit, duke vlerësuar se me marrjen e ftesës në NATO,  shqiptarëve iu  kthye dinjiteti, iu dha besimi."Imazhi ynë ka ndryshuar, por mbi të gjitha këtë besim ne e vlerësuam si një sfidë për të thelluar më shumë reformat, për të rritur ekonominë, për të modernizuar shtetin tonë. Ne sot flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne jemi krenarë që kemi kontribuar në Irak, në Bosnje- Hercegovinë dhe që kontribuojmë dhe do rrisim kontributin  në Afganistan", deklaroi Kryetarja e Kuvendit. Topalli shtoi gjithashtu se " ne jemi votuar, pranuar nga të gjitha parlamentet e senatet e vendeve të kësaj aleance si anëtarë të këtij komuniteti unik të vlerave të përbashkëta". Kjo për ne, nënvizoi Topalli, do të thotë të jemi anëtarë me të njëjtat të drejta, privilegje, por dhe detyrime për të ndërtuar bashkë me aleatët një koncept të ri strategjik të kësaj aleance, në përballjen me sfidat e këtij shekulli. Ky është një fillim i ri në historinë tonë me përpjekje mijëvjeçare për liri, paqe, stabilitet, mirëqenie e siguri. Ky është një fillim i ri që nga koha kur Mjeda thoshte Lirinë e keni ju, ne hekurat kemi, cilësoi kryetarja Topalli. Ajo shtoi më pas se më pak se një vit më parë Shqipëria dhe Kroacia u ftuan në NATO dhe Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi iu shtuan Kartës së Adriatik 3 duke e shndërruar këtë të fundit në A3+2. Më pak se dy muaj kanë mbetur dhe në Strasburg dhe Kehln ne do të jemi anëtarë të NATO-s. Koha erdhi. Ratifikimi i Protokollit të NATO-s u krye. Shqipëria, tani do të jetë partnere dhe aktore në sfidat e sigurisë së kohës sonë. Ky akt është anëtarësimi në komunitetin e vetëm të vlerave e të interesave të përbashkëta.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s David Hobs tha se ndjehet i nderuar që u ftua nga organizatorët e Konferencës së Kartës së Adriatikut, për të marrë pjesë në punimet e saj. Në fjalën e tij zyrtari i lartë politik i NATO-s, u ndal veçanërisht në rëndësinë thelbësore që kanë parlamentet e vendeve anëtare, në zgjerimin e Aleancës së Atlantikut dhe në implementimin e reformave që këto vende ndërmarrin.
Rëndësia e asaj që shpesh quhet diplomaci parlamentare është rritur shumë që nga mbarimi i luftës së ftohtë. Si Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Natos besoj shumë në rolin e parlamente në bashkëpunimin ndërkombëtar. Takimi juaj pasqyron jo vetëm aspiratat e parlamentarëve të Kartës së Adriatikut për integrim Euro-Atlantik, por edhe angazhimin e tyre për ti kthyer në realitet, këto aspirata, u shpreh Hobs. Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Asamblesë parlamentare theksoi se reforma për mbrojtjen është thelbësore dhe është një proces pafund për  kombet anëtare të NATO-s.
Por nuk janë  thjesht forcat e armatosura që bëhen anëtare të NATO-s; por është i gjithë kombi. Ja përse konferenca të këtij lloji,  jo vetëm ja vlen ti organizosh, por ato janë themelore, u shpreh Hobs.

***********************************************************************
Kryeministri Berisha: Integrimi në NATO, liri e sigurt dhe e ardhme e sigurt
Kryeministri garantoi të pranishmit në Konferencën Karta e Adriatikut se i tërë ky besim do të shndërrohet për qeverinë në një përgjegjësi më të madhe, në mënyrë që vlerat e përbashkëta të qëndrojnë në themelet e Aleancës dhe që kombet tona ndajnë dhe të njohin konsolidim të vazhdueshëm në Shqipëri Kryeministri Berisha mori pjesë sot në punimet e konferencës me temë Integrimi euro-atlantik dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të Kartës së Adriatikut. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s z. David Hobbs, parlamentarë nga Bosnje Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, të ftuar nga Parlamenti i Kosovës, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, deputetë, etj. Më tej, Kryeministri nënvizoi se Parlamentet e vendeve anëtare e dëshmuan mbështetjen e tyre duke ratifikuar brenda 6 muajsh Protokollin për Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por në këtë ratifikim parlamentar nuk ka dyshim që edhe anëtarët e delegacioneve parlamentare të vendeve anëtare të NATO-s në Asamblenë Parlamentare kanë luajtur rol kryesor. Duke iu referuar besimit që vendet anëtare të NATO-s kanë dhënë për Shqipërinë, Kryeministri garantoi të pranishmit se i tërë ky besim do të shndërrohet për qeverinë në një përgjegjësi më të madhe, në mënyrë që vlerat e përbashkëta të qëndrojnë në themelet e Aleancës dhe që kombet tona ndajnë dhe të njohin konsolidim të vazhdueshëm në Shqipëri. Kryeministri Berisha renditi disa nga reformat më të rëndësishme dhe sukseset që ka arritur qeveria në sajë të tyre. Në një hark të shkurtët kohor, në kuadrin e Kartës Adriatik 3 dhe përpjekjeve për anëtarësimin në NATO, Shqipëria me një luftë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar ia doli të shndërrohet në një nga vendet më të sigurta në rajon dhe më gjerë, u shpreh Kryeministri. Më tej, Kryeministri Berisha përmendi bashkëpunimin me forcat politike në vend, duke e cilësuar si një faktor jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe që ka bërë të mundur progresin në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kryeministri i ftoi që vendet e tyre të sjellin në Shqipëri vëzhgues për zgjedhjet, ndërsa u shpreh se do të përpiqemi me të gjitha mjetet tona që të nderojmë, në radhë të parë qytetarët shqiptarë, por të nderojmë edhe miqtë tanë për besimin e tyre ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe demokracisë shqiptare. Kryeministri Berisha vlerësoi se integrimi në NATO është një moment kulmor për çdo vend, por për vendin tonë integrimi në NATO është liri e sigurt dhe e ardhme e sigurt.

************************************************************Ambasadori Withers: Një faqe e re në historinë e Kartës
Aleanca më e madhe politike dhe e sigurisë e kohëve moderne do të mirëpresë Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota. Ky ka qenë pohimi i ambasadorit John Withers, pjesëmarrës në konferencën Karta e Adriatikut.Në pothuaj pesë javë ne do të arrijmë një moment historik. Ky do të jetë një nga ato momentet në të cilat historia shlyen vetveten. Për një kohë shumë të gjatë vendet e Europës qendrore e lindore u izoluan nga trashëgimia e tyre e vërtetë, anëtarësimi në komunitetin Euro-Atlantik, u shpreh Withers. Më pas ambasadori Withers tha se Maqedonia do të zërë vendin e saj si anëtare e NATO me përfundimin e negociatave me Greqinë dhe ne e presim me dëshirë mbërritjen e kësaj dite. Ai theksoi se  NATO është shumë më tepër se thjesht një aleancë kundër kërcënimeve ushtarake. NATO është shtëpia e vlerave të përbashkëta politike dhe demokratike, respektit për të drejtat e njeriut dhe të sundimit të ligjit. Këto vlera përkufizojnë NATO-n po aq sa dhe siguria e përbashkët kundrejt kërcënimeve të jashtme ushtarake.  Anëtarësimi në NATO do të shënojë një faqe të re në historinë e Ballkanit, por puna për Shqipërinë, Kroacinë dhe Ma

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›